Page 42 - Demo
P. 42


                                    ATOMET DHE ELEMENTETAtomi, historia e tijFizika në ndihmë të kimisëRreth 200 vjet më parë, kimistët patën pranuar teorinë se çdo gjë përbëhej nga grimca të vogla e të pandashme: atomet. Por tashmë ne dimë se ato nuk janë dhe aq të pandashme! Gjatë 120 viteve të fundit, falë punës së fizikanëve kemi mësuar shumë për grimcat që ndodhen brenda atomeve.Zbulimi i elektronitNë vitin 1897, fizikani anglez J. J. Tomson, teksa studionte rrezet katodike, vuri re diçka të çuditshme. Rrezet e mistershme ndriçonin brenda një tubi qelqi të zbrazur nga ajri, kur ky lidhej me një qark elektrik.Ai arriti në përfundimin se, këto rreze ishin tufa me grimca të ngarkuara, shumë më të vogla se atomet. Në të vërtetë, ato ishin grimca që dilnin prej atomeve. Në fillim ai i quajti truptha, por shpejt emri u ndryshua në elektrone.Zbulimi se atomet nuk ishin grimca më e vogël ishte diçka e jashtëzakonshme për kohën. Tomsoni i përfytyronte elektronet të ngjitura tek atomet si kokrrat e rrushit të thatë mbi kek. Pjesa tjetër e atomit (“keku”) kishte ngarkesë pozitive.Zbulimi i radioaktivitetit të elementeveFizikani francez Bekerel, kishte punuar me kristalet e një kripe të uraniumit. Ai zbuloi se ato ndriçonin në errësirë. Rastësisht, fizikani la disa prej tyre në një sirtar, të mbështjella me letër të trashë mbi një pllakë fotografike. Për habinë e tij, ai gjeti një imazh të kristaleve mbi pllakë, çka tregonte se prej tyre ishin lëshuar ca rreze të çuditshme, që kishin kaluar përtej letrës. Në këtë mënyrë ai kishte zbuluar radioaktivitetin.Më vonë, fizikani anglez Ernest Radhërford zbuloi se ky rrezatim mund të ndahej në grimca alfa, grimca beta dhe rreze gama. Grimcat alfa janë 7000 herë më të rënda se elektronet, por me ngarkesë elektrike pozitive. Ne mund t’i përshpejtojmë dhe të qëllojmë me to si të ishin plumba të vegjël. (Tashmë e dimë që ato përbëhen nga dy protone dhe dy neutrone.)t Shkencëtarja polake Mari Kyri (1867–1934) kishte dëgjuar për zbulimin e Bekerelit dhe filloi të kërkonte substanca të tjera radioaktive. Ajo zbuloi elementet polonium dhe radium. Për vite me radhë Mari Kyri bëri kërkime rreth mënyrave të përdorimit të rrezatimit në mjekësi. Për fat të keq, ajo vdiq nga kanceri i shkaktuar nga ekspozimi ndaj radiumit. p Pllaka fotografike e Bekerelit, që tregon imazhin e kristaleve.atomi i Tomsonitlëndë e ngarkuar pozitivishtelektrone negativeatomi i Daltonit36
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46