Page 43 - Demo
P. 43
ATOMET DHE ELEMENTETBërthama dhe protonetNë vitin 1911, në Angli, Ernest Radhërfordi bombardoi një fletë ari me një tufë rrezesh alfa. Shumë prej tyre e përshkuan fletën, një pjesë u shmangën nga rruga drejtvizore dhe një në 80 mijë grimca u kthye mbrapsht. Radhërfordi arriti në përfundimin se: atomi është kryesisht një hapësirë boshe, të cilën grimcat alfa mund ta përshkojnë. Megjithatë, në qendër të atomit ndodhet një grumbull i vogël dhe i dendur grimcash, me të cilin përplasen disa nga grimcat alfa që kthehen mbrapsht. Në këtë mënyrë ai zbuloi bërthamën, e cila përbëhej nga grimca me ngarkesë pozitive, që i quajti protone.Shtresat elektronikePor, nëse bërthama është pozitive, si është e mundur që elektronet negative nuk bien në të? Në vitin 1913, Nils Bor propozoi teorinë e “shtresave elektronike”. Ky përfundim përputhej me të gjitha eksperimentet.Zbulimi i neutroneveNë vitin 1930, dy fizikanët gjermanë Bothe dhe Beker, duke bombarduar me grimca alfa beriliumin, përftuan një tufë grimcash të reja. Në vitin 1932, fizikani anglez Xhejms Çaduik zbuloi se këto grimca kishin të njëjtën masë me protonet, por nuk kishin ngarkesë. Ai i quajti ato neutrone. Më në fund, 129 vjet pasi Daltoni propozoi atomin, modeli i tij u bë i plotë. PërfundimePër kimistët, modeli i atomit që njohim sot është më i përshtatshmi. Ky model shpjegon se si sillen elementet, por gjithsesi është thjesht një model, një skemë e thjeshtuar.Në fakt, atomet janë shumë më të ndërlikuara nga ajo që paraqet modeli në fjalë. Fizikanët kanë zbuluar rreth 50 grimca elementare në brendësi të atomit. Mund të ketë edhe të tjera ende të pazbuluara. Për këtë arsye, secili nga këto atome shumë, shumë të vogla (të cilat është mjaft e vështirë t’i shohësh) është një univers grimcash që pulson. Dhe, mendojeni pak...Edhe ne përbëhemi nga atomet. p Fizikani Xhejms Çaduik, i cili i dha emrin neutronit.t Përshpejtuesi i grimcave Hadron. Shkencëtarët shpresojnë që kjo pajisje do të tregojë më shumë rreth grimcave që ndodhen brenda atomit. Ajo shtrihet në një tunel të madh rrethor, me diametër prej 27 km, në kufirin midis Francës dhe Zvicrës. Protonet përshpejtohen përmes tubave me shpejtësi marramendëse për të mundësuar goditjet midis tyre.atomi i Radhërforditelektronbërthamë (protone)atomi i Boritshtresa elektronikeatomi i Çaduikutbërthama (protone + neutrone)37

