Page 44 - Demo
P. 44


                                    3.5ATOMET DHE ELEMENTET38Metalet dhe jometaletDy grupet e elementeveLe t’i kthehemi edhe një herë sistemit periodik në faqen 27. Vija zigzage i ndan elementet në dy grupe: metale dhe jometale. Jometalet gjenden në të djathtë të vijës, me përjashtim të hidrogjenit. Siç mund ta vëmë re, ka shumë më tepër metale sesa jometale. Në të vërtetë, 80% e elementeve të njohura janë metale.Metalet dhe jometaletMetalet dhe jometalet kanë veti shumë të ndryshme nga njëri-tjetri. Shohim tabelën e mëposhtme.Vetitë e paraqitura në tre rreshtat e fundit të tabelës së mësipërme quhen veti kimike, sepse ato lidhen me ndryshimet kimike. Të tjerat janë veti fizike. Për shumë prej këtyre vetive do të mësojmë në vijim. Përjashtimet nga këto vetiVetitë e mësipërme janë veti të përgjithshme të metaleve dhe të jometaleve, por ka edhe përjashtime. Për shembull: jo të gjitha metalet janë të ngurta dhe të forta (natriumin dhe kaliumin mund t’i presim me thikë, ndërsa mërkuri është i lëngët në temperaturën e dhomës); hidrogjeni është jometal, por formon jone pozitive (H+) njësoj si metalet; karboni është jometal, por një formë e tij (grafiti) është përcjellës i mirë i rrymës elektrike; një formë tjetër e tij (diamanti) e ka shkallën e fortësisë dhe pikën e shkrirjes shumë të lartë.Vetitë e metaleve Vetitë e jometaleve Janë përcjellës të mirë të rrymës elektrike dhe të nxehtësisë.  Nuk e përcjellin rrymën elektrike dhe nxehtësinë. Kanë pikë të lartë shkrirjeje dhe vlimi. Janë në gjendje të ngurtë në temperaturën e dhomës. Kanë pikë më të ulët shkrirjeje dhe vlimi; shumica e tyre janë në gjendje të gaztë në temperaturë dhome. Shumica e tyre janë të forta, me përjashtim të elementeve të grupit I A (të cilat janë të buta) dhe mërkurit (i lëngët) e ndonjë elementi tjetër. Ndahen në metale të lehta dhe në metale të rënda. Nuk kanë shkëlqim në gjendje të ngurtë dhe janë të thyeshëm. Jometalet e ngurta kanë dendësi të ulët. Mund të përpunohen në forma të ndryshme (farkëtohen) dhe mund të shtypen për të prodhuar tela (telëzohen). Jometalet mund të jenë të ngurta, të lëngëta, të gazta. Ato nuk farkëtohen, as petëzohen dhe as telëzohen. Shkëlqejnë kur pastrohen dhe lëshojnë tinguj kur goditen, janë kumbuese. Kanë ngjyra të ndryshme, si për shembull: squfuri është i verdhë, karboni i zi, fosfori i kuq ose i bardhë etj. Veprojnë me oksigjenin dhe japin okside bazike, të cilat veprojnë me acidet sipas reaksioneve të asnjanësimit. Veprojnë me oksigjenin dhe japin okside acide, tretësirat ujore të së cilave e kthejnë lakmusin në ngjyrë të kuqe. Atomet e metaleve kanë aftësi të japin elektrone dhe të formojnë jone pozitive. Atomet e jometaleve kanë aftësi të marrin elektrone për të plotësuar me 8 elektrone nivelin e jashtëm dhe të formojnë jone negative. Për të shkëputur elektronet e nivelit të jashtëm të atomit të një metali duhet t’i japim energji, e cila quhet energji e jonizimit, (ose potencial i jonizimit, që shënohet me germën I). Metalet shfaqin veti reduktuese. Gjatë marrjes së elektroneve çlirohet një sasi energjie, e cila quhet energji e afërisë për elektronin dhe shënohet me germën A.Jometalet shfaqin veti oksiduese.Për atomin e një elementi, shuma e vlerës së potencialit të jonizimit me vlerën e energjisë së afërisë për elektronin është e barabartë me vlerën e elektronegativitetit (EN). I+A = EN. Vlera e EN tregon karakterin e elementit.p Ari farkëtohet, petëzohet, nuk hyn në reaksion, është një element i rrallë dhe tërheqës.
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48