Page 45 - Demo
P. 45


                                    ATOMET DHE ELEMENTET39Përdorimi i metaleveDuke qenë se metalet janë përgjithësisht të forta dhe përcjellëse të mira të rrymës elektrike dhe të nxehtësisë, kanë përdorim të gjerë. Për shembull: hekuri është metali më i përdorur në botë, përdoret për ndërtesa, ura, makina, ambalazhe konservuese (të veshura me kallaj), gjilpëra dhe gozhdë; bakri përdoret për rrjetin elektrik në banesa; alumini është një metal i lehtë, për këtë arsye përdoret për ndërtimin e avionëve dhe të anijeve kozmike.JometaletKa shumë më pak jometale se metale, por ato janë kudo, përreth dhe brenda nesh. Ajri përbëhet përafërsisht nga 80% azot dhe 20% oksigjen. Uji është përbërje e hidrogjenit dhe e oksigjenit. Trupi i njeriut në pjesën më të madhe përbëhet nga uji, si dhe nga qindra përbërje të karbonit. Shumica e tyre përmbajnë edhe atome të jometaleve të tjera, si azot, fosfor dhe jod (por edhe metale, si kalcium dhe hekur). Rëra është kryesisht një përbërje kimike që quhet dioksid silici, e formuar nga silici dhe oksigjeni.P1. Pa e parë sistemin periodik, mundohuni të përmendni 30 elemente bashkë me simbolet e tyre. Më pas nënvizoni metalet.2. Shpjegoni kuptimin e termave të mëposhtëm (mund t’i referoheni edhe fjalorit). përcjellës i farkëtueshëm i petëzueshëmi thyeshëm tingëllues dendësi3. Alumini mund të përdoret për kabllot elektrike jashtë banesave. Përpiquni të jepni tri arsye për këtë përdorim.4. Shkruani cilat janë, sipas mendimit tuaj, tri vetitë e përgjithshme kryesore që bëjnë dallimin midis metaleve dhe jometaleve.5. Jepni një shembull të një vetie fizike dhe të një vetie kimike për jometalet.p Metalet përdoren edhe për të përgatitur vegla muzikore. p Tregoni tri arsye përse metalet përdoren për prodhimin e disa llojeve të enëve të kuzhinës.p Deti, rëra, palmat, qielli, përbëhen pothuajse të gjithë nga jometalet.
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49