Page 46 - Demo
P. 46


                                    Kontrolli i kapitullit 3Pyetje dhe ushtrimeNjohuritë bazë1. Grimcat Elektrone Protone NeutroneA 12 12 12B 12 12 14C 10 12 12D 10 8 8E 9 9 10Tabela e mësipërme përshkruan disa grimca.a) Ndër to, tri grimca janë atome asnjanëse. Cilat?b) Cila grimcë është jon negativ? Cila është ngarkesa e këtij joni?c) Cila grimcë është jon pozitiv? Cila është ngarkesa e këtij joni?d) Ndër to, dy grimca janë izotope. Cilat?e) Përdorni tabelën në faqen 29 për të identifikuar nga A në E.2. Pohimet e mëposhtme lidhen me grimcat që përbëjnë atomin. Përbri çdo pohimi shkruani germat: p+ nëse përshkruan protonin e- nëse përshkruan elektronin n+ nëse përshkruan neutroninA- Është grimcë me ngarkesë pozitive.B- Gjendet bashkë me protonin në bërthamë.C- Është grimcë, numri i së cilës mund të jetë i ndryshëm në atomet e të njëjtit element.D-Ndodhet në shtresat rreth bërthamës.E- Është grimcë me ngarkesë negative.F- Është grimcë me masë të papërfillshme.G- Numri i këtyre grimcave gjendet duke zbritur numrin e protoneve nga numri i nukleoneve. H-Është grimcë pa ngarkesë.I- Është grimcë që ka të njëjtën masë me neutronin.J- Është grimca që përcakton vendin e elementit në sistemin periodik.3. Atomet e një elementi mund të paraqiten nga tri germa, siç tregohet në të djathtë. a) Ç’kuptim ka kjo germë? i. X; ii. A; iii. Z.b) Sa neutrone ka në këto atome? i. 107  47 Ag; ii. 63 29 Cu; iii. 11 H; iv. 20 10 Ne; v. 238  92 Uc) Atomet e bromit kanë 45 neutrone dhe 35 protone. Paraqitini ato duke përdorur simbolet përkatëse.XyzPërmbajtja e programit bërthamëNjohuritë bazëBazuar në njohuritë e marra: përkufizoni këta terma:atom element përbërje; tregoni ku ndodhet bërthama në atom dhe nga cilat grimca është e përbërë ajo; përcaktoni numrin e protoneve dhe numrin e nukleoneve; tregoni numrin e protoneve, neutroneve dhe elektroneve që ndodhen në një atom, duke u nisur nga simboli i izotopit të natriumit: 23 11 Na; shpjegoni çfarë është një izotop; shpjegoni çfarë është një radioizotop; tregoni nga një përdorim të radioizotopeve në mjekësi dhe në industri; vizatoni shpërndarjen e elektroneve në një atom, duke treguar bërthamën dhe shtresat elektronike; tregoni numrin e elektroneve që ndodhen në çdo shtresë elektronike; renditni emrat e 20 elementeve të para të sistemit periodik dhe përbri tyre shkruani simbolet kimike; paraqisni shpërndarjen e elektroneve për secilin nga 20 elementet e para të sistemit periodik, bazuar në numrin e protoneve (numri atomik Z); tregoni shpërndarjen e elektroneve në këtë formë: 2 + 8 + … përkufizoni termin elektron valentor; tregoni lidhjen midis numrit të elektroneve valentore dhe numrit të grupit në sistemin periodik; tregoni lidhjen midis numrit të shtresave elektronike dhe numrit të periodës në sistemin periodik; ndërtoni skemën e shpërndarjes së elektroneve për një element, bazuar në numrin e periodës dhe të grupit; tregoni sa elektrone kanë në shtresën e jashtme atomet e elementeve të grupit VIII A;  shpjegoni përse elementet e grupit VIII A janë joaktive; tregoni ku ndodhen metalet dhe jometalet në sistemin periodik; përmendni të paktën pesë ndryshime të rëndësishme ndërmjet metaleve dhe jometaleve; përmendni dhe jepni disa simbole të metaleve dhe të jometaleve (përfshirë metalet e bllokut të elementeve kalimtare të sistemit periodik).ATOMET DHE ELEMENTET40
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50