Page 47 - Demo
P. 47
4. Për secilin nga gjashtë elementet alumin (Al), bor (B), azot (N), oksigjen (O), fosfor (P) dhe squfur (S), shkruani:a) i. cilës periodë i përket; ii. numrin e grupit në të cilin ndodhen; iii.numrin e protoneve; iv. numrin e elektroneve në atom; v. skemën e shpërndarjes së elektroneve (me shtresa elektronike).b) Elektronet e shtresës së jashtme quhen edhe elektrone _____. c) Cilat nga elementet e mësipërme mendoni se kanë veti të ngjashme? Përse?5. Bori ka dy lloje atomesh, të cilat paraqiten në skemën e mëposhtme.a) Nga se ndryshojnë këto atome?b) Çfarë përfaqësojnë atome të tilla?c) Përshkruani shkurtimisht secilin atom, si në ushtrimin 3.d) Cili është numri i nukleoneve të atomit A?e) A është atomi B më i rëndë apo më i lehtë se atomi A?f) i. Ndërtoni skemat e shpërndarjes së elektroneve për atomet A dhe B. ii. Shpjegoni si i ndërtuat këto skema.6. Dy metalet natrium (Z=11) dhe magnez (Z=12) gjenden në të njëjtën periodë të sistemit periodik.a) Tregoni nëse për atomet e tyre është i njëjtë apo i ndryshëm: i. numri i shtresave elektronike; ii. numri i elektroneve të shtresës së jashtme(valentore). Masa relative atomike e natriumit është 23,0.Masa relative atomike e magnezit është 24,3.b) Cili prej këtyre dy elementeve mund të ekzistojë në natyrë si një izotop i vetëm. Shpjegoni pse.7. Stronciumi (Z=38) ndodhet në periodën e pestë dhe në grupin II A të sistemit periodik.Kopjoni në fletore dhe plotësoni pikat e mëposhtme. Një atom stronciumi ka:a) …………….. elektrone;b) ……………. shtresa elektronike;c) …………….. elektrone në shtresën e jashtme.8. Kjo skemë tregon shpërndarjen e elektroneve në atomin e një elementi. a) i. Sa është numri i shtresave elektronike? ii. Sa elektrone ndodhen në shtresën e jashtme? b)Cilit grup të sistemit periodik i përket ky element? c) Përmendni një element tjetër me të njëjtin numër elektronesh të shtresës së jashtme në atomin e tij.9. Galiumi ekziston në natyrë si një përzierje e dy izotopeve joradioaktive, galium-69 dhe galium-71. Numri i protoneve tek atomi i galiumit është 31.a) i Sa neutrone ka atomi galium-69? ii Sa neutrone ka atomi galium-71?Galiumi ka edhe izotope radioaktive, galium-67. Kur galium-67 zbërthehet, lëshon rrezet gama.b) Ku ndryshon izotopi radioaktiv nga izotopi joradioaktiv?c) Tregoni dy përdorime të radioizotopeve (mund të merrni informacion edhe nga interneti). 10. Lexoni paragrafin e mëposhtëm.Elementet ndahen në metale dhe jometale. Të gjitha metalet janë përcjellëse të rrymës elektrike. Shumë prej tyre kanë dendësi të lartë dhe janë të farkëtueshme e të petëzueshme. Të gjitha këto veti ndikojnë në mënyrën e përdorimit të metaleve. Kur goditen, disa metale lëshojnë tinguj, për këtë arsye shfrytëzohen për përdorime të veçanta.a) Shpjegoni termat e nënvizuar.b) Bakri është i petëzueshëm. Si e përdorim këtë veti të tij në jetën e përditshme?c) Alumini është i farkëtueshëm dhe përdoret për ngritjen e strukturave të mëdha në anije dhe në avionë. Cila veti e tij bën të mundur që të përdoret për ndërtime të tilla?d) Përmendni një metal që ka dendësi të ulët.e) Disa metale përdoren për ndërtimin e kambanave. Çfarë vetie duhet të kenë këto metale?f) Plotësoni fjalinë me fjalët e duhura: Metalet janë përcjellëse të mira të .......... dhe të .....................g) Zgjidhni një tjetër veti fizike të metaleve dhe jepni dy shembuj të përdorimit të tyre.h) Fosfori është jometal i ngurtë në temperaturë dhome. Çfarë vetish të tjera fizike ka ai? i) Shpjegoni se si mund të përdoren vetitë kimike të metaleve dhe të jometaleve për t’i dalluar nga njëri-tjetri.ATOMET DHE ELEMENTET41atomi A atomi Bprotonineutronielektroni

