Page 48 - Demo
P. 48
424.1Sistemi periodikNë kapitullin 3 të këtij teksti mësimor trajtuam shkurtimisht sistemin periodik. Le të rikujtojmë veçoritë e tij kryesore. Sistemi periodik tregon mënyrën se si klasifikohen elementet kimike. Në sistemin periodik, elementet renditen sipas numrit atomik në rritje. Litiumi ka 3 protone, beriliumi ka 4, bori ka 5 e kështu me radhë. (Numri atomik është numri sipër çdo simboli.) Renditja e elementeve sipas numrit të protoneve në rritje tregon se vetitë e tyre përsëriten në mënyrë periodike: elementet me veti të ngjashme shfaqen në intervale të rregullta dhe janë të vendosura njëri nën tjetrin në kolona. Elementet në këto kolona formojnë familje të quajtura grupe. Grupet janë të shoqëruara me germën A dhe B. Radhët horizontale quhen perioda. Ato janë nga 1 deri në 7. Vija zigzage lart ndan metalet nga jometalet, të cilat janë në të djathtë (me përjashtim të hidrogjenit).Të mësojmë më shumë për grupet A dhe B Numri i secilit grup i shoqëruar me germën A është i njëjtë me numrin e elektroneve të shtresës së jashtme të atomeve të çdo elementi, me përjashtim të heliumit në grupin VIII A. Në grupin I A, atomet kanë një elektron në shtresën e jashtme, në grupin II A kanë dy elektrone, e kështu me radhë. Elektronet e shtresës së jashtme quhen edhe elektrone valentore. Ato përcaktojnë sjelljen kimike të elementit. Në këtë mënyrë, të gjitha elementet në një grup zhvillojnë reaksione të ngjashme, sepse kanë të njëjtin numër elektronesh valentore. Atomet e elementeve të grupit VIII A kanë konfigurim shumë të qëndrueshëm të elektroneve në shtresën e jashtme. Për këtë arsye, ato janë joaktive. Për grupet e shoqëruar me germën B shikoni në kuadratin blu përbri. Brenda grupit, duke kaluar nga lart-poshtë, rrezja e atomeve të elementeve rritet.!Grupet me emra të veçantëGrupi I A: metalet alkalineGrupi II A: metalet alkalino-tokësoreGrupi VII A: halogjenetGrupi VIII A: gazet e plogëtaGazet e plogëtametalet jometaletLantanidetAktinidetVIIIA 3 4 5 6 7 8 9 11 12 13Metalet kalimtare Metalet alkalinotokësoreHalogjeneMetalet alkaline1H1,0083Li6,94111Na22,9919K39,1037Rb85,4755Cs132,987Fr(223)88Ra22689Ac(227)58Ce140,190Th232,091Pa(231)92U238,093Np(237)94Pu(244)95Am(243)96Cm(247)97Bk(247)98Cf(251)99Es(252)100Fm(257)101Md(258)102No(259)103Lr(260)59Pr140,960Nd144,261Pm(145)62Pm150,063Eu152,064Gd157,365Tb158,966Dy162,567Ho164,968Er167,369Tm168,970Yb173,071Lu175,0104Unq105Unp106Unh107Uns108Uno109Une56Ba137,357La138,972Hf138,973Ta180,974W183,975Re186,276Os190,277Ir192,278Pt195,179Au197,080Hg200,638Sr87,6239Y88,9140Zr91,2241Nb92,9142Mo95,9443Tc(98)44Ru101,145Rh102,946Pd106,447Ag107,948Cd112,420Ca40,0821Cc44,9622Ti47,8823V50,9424Cr52.0025Mn54,9426Fe55,8527Co55,9328Ni58,6929Cu63,5530Zn65,385B10,8113IIIA2IIA1IA14IVA15VA16VIA VIIA171813Al26,9831Ga69,7249In114,881Ti204,482Pb207,283Bi209,084Po(209)85At(210)86Rn(222)50Su118,751Sb121,852Te127,653I126,954Xe131,332Ge72,5933As74,9234Se78,9635Br79,9036Kr83,8014Si28,0915P30,9716S32,0717Cl35,45 18Ar39,95 6C12,017N14,018O16,00 9F19,00 10Ne20,18 2He4,003 4Be9,01212Mg24,31**IIIB IVB VB VIB VIIB VIIIB IB IIB1(K)2(L)3(M)4(N)5(O)6(P)7(Q)! Në sistemin periodik është paraqitur izotopi kryesor i çdo elementi.Z = 1A = 1 HA = Z + Nshuma e p+ + n0 jep numrin e nukleoneve ! Numrat e grupeve me germën A dhe BNumri i grupit me germën A tregon: elektronet valentore; numrin e elektroneve në shtresën e jashtme; valencën maksimale të elementit, me përjashtim të O(II) dhe F(I).Numri i grupit me germën B tregon: elektronet valentore; në përgjithësi valencën maksimale të elementit, përjashtim bëjnë elementet e grupit të I B, si bakri dhe argjendi, si dhe disa elemente të grupit VIII B.SISTEMI PERIODIKSistemi periodik i elementeve

