Page 49 - Demo
P. 49
43PTë mësojmë më shumë për numrin e periodësNumri i periodës tregon numrin e shtresave elektronike në atome. Kështu, atomet e elementeve të periodës 2 kanë dy shtresa elektronike, ato të elementeve të periodës 3 kanë tri shtresa elektronike, e kështu me radhë. Brenda një periode, duke kaluar nga e majta në të djathtë, rrezja e atomeve të elementeve zvogëlohet.Metalet dhe jometaletNë të majtë të vijës zigzage paraqiten metalet, të cilat përbëjnë afërsisht 80% të elementeve. Pjesa tjetër e elementeve përfaqësohet nga jometalet dhe gazet e plogëta. Metalet janë elemente elektropozitive (japin elektrone), ndërsa jometalet janë elemente elektronegative (marrin elektrone).HidrogjeniDuke parë tabelën, vëmë re se hidrogjeni qëndron i veçuar nga pjesa tjetër e elementeve. Kjo ndodh sepse ai ka vetëm një elektron dhe formon një jon pozitiv (H1), ashtu si metalet e grupit I A, por në dallim nga ato, hidrogjeni është në gjendje të gaztë dhe zakonisht sillet kimikisht si jometal.Elementet kalimtare (nga grupi I B-VIII B)Elementet kalimtare që ndodhen në bllokun e mesit të sistemit periodik janë të gjitha metale.Elementet artificialeDisa nga elementet e sistemit periodik janë artificiale, pra të krijuara në kushte laboratorike. Këtu bëjnë pjesë elementet nga neptuni (Np) deri te laurenciumi (Lr), që ndodhen në rreshtin e fundit. Këto elemente artificiale janë radioaktive dhe atomet e tyre zbërthehen shumë shpejt. (Për këtë arsye, ato nuk gjenden në natyrë.)Ngjashmëritë dhe prirjet në sistemin periodikVëmë re se elementet e një grupi jo vetëm sillen në mënyrë të ngjashme, por shfaqin edhe prirje. Për shembull, nëse kalojmë nga lart-poshtë në grupin I A, elementet bëhen më aktive. Kur kalojmë nga lart-poshtë në grupin VII A, ato bëhen më pak aktive. Kjo ndodh sepse ndryshon aftësia e tyre për të dhënë apo për të marrë elektrone.Përgjatë periodës haset edhe një prirje tjetër: ndryshimi nga metal në jometal. Për shembull, në periodën 3, vetëm natriumi, magnezi dhe alumini janë metale, pjesa tjetër janë jometale. Kjo ndodh, sepse nga e majta në të djathtë rrezja zvogëlohet, aftësia për të lëshuar elektrone zvogëlohet, ndërsa aftësia për t’i marrë ato rritet. Rrjedhimisht, nëse e dimë ku ndodhet elementi në sistemin periodik, mund të shfrytëzojmë ngjashmëritë dhe prirjet për të parashikuar se si do të sillet ai.p Alumini përdoret për ambalazhimin e pijeve të ndryshme. Sa elektrone valentore ka ai?1. Përdorni sistemin periodik për të gjetur emrat e:a) tri metaleve që përdoren më shpesh; b) dy jometaleve që thithim gjatë frymëmarrjes.2. Duke përdorur për ndihmë vetëm sistemin periodik, shkruani sa më shumë për: a) azotin; b) magnezin.3. Në sistemin periodik, dy janë grupet që përmbajnë vetëm jometale. Cilat janë këto grupe?4. Jepni emrat e tri elementeve që sillen në mënyrë të ngjashme me: a) natriumin; b) fluorin.5. Cili është më aktiv, oksigjeni apo kriptoni? Pse?6. Gjeni elementin që e ka marrë emrin nga:a) Evropa; b) Dimitri Mendelejev; c) Amerika.7. Kimistët e konsiderojnë sistemin periodik shumë të dobishëm. Pse?! A mund të përcaktoni intervalet sipas të cilave përsëriten vetitë e elementeve? Perioda 1 → 2 elementePerioda 2 → 8 elementePerioda 3 → 8 elementePerioda 4 → 18 elementePerioda 5 → 18 elementePerioda 6 → 32 elementePerioda 7 → e pa mbyllurp Kjo është një strukturë e njohur botërisht, e gjitha prej hekuri. Gjeni hekurin në sistemin periodik. Në cilin bllok ndodhet ai?SISTEMI PERIODIK

