Page 50 - Demo
P. 50
444.2Metalet alkalineMetalet alkaline ndodhen në grupin IA të sistemit periodik. Ato janë: litiumi, natriumi, kaliumi, rubidiumi, ceziumi dhe franciumi. Nga këto metale, vetëm tri të parat janë të sigurta për t’u mbajtur në laboratorin e shkollës, të tjerat janë shumë aktive.Vetitë fizike të metaleve alkalineMetalet alkaline janë metalet më aktive. Ata shfaqin disa veti si: janë përcjellëse të mira të nxehtësisë dhe të rrymës elektrike; janë më të buta se shumica e metaleve të tjera, aq sa mund t’i presim edhe me thikë; janë “më të lehta” se pjesa më e madhe e metaleve të tjera, pra kanë dendësi të ulëtdhe për këtë arsye ato notojnë mbi ujë, ndërkohë që veprojnë me të; kanë pikë shkrirjeje dhe pikë vlimi të ulët, krahasuar me shumicën e metaleve.Ashtu si në çdo familje tjetër, metalet alkaline kanë ndryshime të vogla midis tyre. Le të shohim tabelën.Vetitë kimike të metaleve alkaline Le të krahasojmë reaksionet e litiumit, natriumit dhe kaliumit në laborator.1. Reaksioni me ujin Të tria elementet e mësipërme veprojnë vrullshëm me ujin. Nga reaksioni përftohet H2(g) dhe hidroksidi (baza) përkatës.Ndjekim me vëmendje prirjen e aktivitetit. Reaksioni për natriumin është:natrium 1 ujë hidroksid natriumi 1 hidrogjenHidroksidi i natriumit është bazë e fortë, prandaj dëftuesi i ngjyrosur ndërron ngjyrë. Metalet alkaline veprojnë vrullshëm me ujin. Hidrogjeni çlirohet në formë flluskash dhe përftohen tretësira hidroksidesh, të cilat janë baza të forta.Ip Një copë natrium e prerë me thikë.Metali Ky metal është i argjendtë dhe… Dendësia nëg/ cm3 Shkrin në /8C Rrezja litium, Li i butë 0.53 181natrium, Na pak më i butë 0.97 98kalium, K edhe më i butë 0.86 63rubidium, Rb shumë më i butë 1.53 39cezium, Cs më i buti 1.88 29Eksperimenti Çfarë vihet re? litiumi pluskon dhe shkumëzon natriumi lëviz në mënyrë kaotike mbi ujë kaliumi shkrin nga nxehtësia e reaksionit dhe hidrogjeni merr flakërritet shkalla e butësisërritet dendësiaulet pika e shkrirjes rritet shkalla e butësisërritet dendësiaulet pika e shkrirjes rritet shkalla e butësisërritet dendësiaulet pika e shkrirjeskristalizator me ujë dhe dëftues i ngjyrosurmetalaktivitet në rritjekristalizator me ujë dhe dëftues i ngjyrosurmetalaktivitet në rritjerritetrrezjaSISTEMI PERIODIKMetalet alkaline (grupi I A)

