Page 51 - Demo
P. 51


                                    45p Në laborator, litiumi, natriumi dhe kaliumi ruhen të zhytur në vajgur, për të parandaluar reaksionin me oksigjenin dhe me ujin.2,1 2,8,1 2,8,8,1LiNaK2. Reaksioni me klorin Nëse të tria metalet i nxehim dhe i fusim në shishe të mbushura me klor, ato do të digjen në flakë të shndritshme duke krijuar klorure. Për shembull: natrium 1 klor klorur natriumi3. Reaksioni me oksigjenin Të tria metalet digjen vrullshëm në prani të oksigjenit duke formuar okside.Oksidet e tyre shfaqin veti bazike. Ato treten në ujë dhe japin baza të forta. Të tria reaksionet e mësipërme tregojnë të njëjtën prirje. Duke i krahasuar del se, litiumi është elementi më pak aktiv, ndërsa kaliumi është më aktivi.Duke zbritur nga lart-poshtë, në grupin IA, aktiviteti i elementeve vjen duke u rritur.Pse metalet alkaline shfaqin veti të ngjashme?Të gjitha metalet alkaline veprojnë në mënyrë të ngjashme, për shkak se ato kanë të njëjtin numër elektronesh valentore (elektrone të shtresës së jashtme).Atomet me të njëjtin numër elektronesh valentore veprojnë në mënyrë të ngjashme.Pse metalet alkaline janë aktive? Metalet alkaline janë më aktivet nga të gjitha metalet, sepse atyre u duhet të japin vetëm një elektron për të krijuar një shtresë të jashtme të qëndrueshme. Për këtë arsye, këto metale shfaqin prirje të fortë për të vepruar me elemente apo përbërje të tjera. Në këtë mënyrë, ato shndërrohen në jonepozitive dhe përbërjet e formuara prej tyre janë përbërje jonike. Për shembull, kloruri i natriumit është i përbërë nga jonet Na1 dhe Cl2.Metalet alkaline formojnë përbërje jonike, në të cilat joni i metalit e ka ngarkesën 11. Përbërjet janë të bardha e të ngurta. Ato treten në ujë duke formuar tretësira pa ngjyrë.!P! Dhe më i lehti nga të gjitha metalet është … Litiumi.1. a) Si quhen ndryshe elementet e grupit I?b) Pse quhen ashtu?2. Cila nga vetitë e mëposhtme u përshtatet më shumë metaleve të grupit IA? a) I butë apo i fortë? b) Aktiv apo joaktiv?3. Duke parë në tabelë pikat e shkrirjes për metalet e grupit të IA vihet re një prirje.a) Çfarë do të thotë kjo?b) Përshkruani dy prirje të tjera fizike të elementeve të këtij grupi.4. a) Çfarë formohet kur kaliumi vepron me klorin?b) Ç’ngjyrë ka kjo përbërje?c) Çfarë vëmë re kur e tretim në ujë?d) A mund ta përcjellë rrymën elektrike kjo tretësirë? Shpjegoni pse.5. Cili e mban më fort elektronin e jashtëm: atomi i litiumit apo atomi i natriumit? Argumentoni përgjigjen.6. Rubidiumi gjendet në grupin I A, poshtë kaliumit. Parashikoni si mund të veprojë ai me: a) ujin;b) klorin. Përshkruani produktet që do të formohen.Pse duke zbritur nga një element në tjetrin në grupin IA, aktiviteti vjen duke u rritur? Gjatë reaksioneve kimike, atomet e elementeve të grupit të IA japin elektronin e nivelit të jashtëm dhe formojnë një shtresë të jashtme të qëndrueshme.Sa më shumë shtresa të ketë, aq më larg është elektroni i jashtëm nga bërthama dhe aq më të lehtë e ka atomi që ta japë atë. Sa më e lehtë të jetë dhënia e elektronit, aq më aktiv është metali.SISTEMI PERIODIK
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55