Page 52 - Demo
P. 52
464.3JometaletNë këtë grup më të përmendurit janë jo metalet e grupit të VII A, ku bëjnë pjesë fluori, klori, bromi dhe jodi. Këto elemente quhen ndryshe halogjene dhe të gjitha: formojnë gaze me ngjyrë; janë helmuese; formojnë molekula diatomike F2, Cl2, Br2, I2.Nga halogjenet, fluori është gaz me ngjyrë të verdhë të zbehtë, klori është gaz me ngjyrë të gjelbër, bromi formon avuj të kuqërremtë, ndërsa jodi avuj ngjyrë vjollcë.Vetitë fizike të jometaleve të grupit të VII AAshtu si grupet e tjera, edhe ky grup shfaq prirje të caktuara në vetitë fizike. Shohim elementet e mëposhtme.Prirjet e vetive kimikeHalogjenet gjenden midis elementeve më aktive të sistemit periodik. Ato veprojnë me metalet dhe formojnë përbërje, të cilat quhen halogjenure. Shohim shembujt e mëposhtëm.Nga tabela kuptojmë se këto elemente veprojnë në mënyrë të ngjashme, por aktiviteti i tyre priret drejt rënies. Halogjenet veprojnë në këtë mënyrë, sepse të gjitha atomet e tyre kanë nga 7 elektrone valentore në shtresën e jashtme. Pra, duke zbritur nga lart-poshtë në grupin VIIA, aktiviteti vjen duke u ulur. Kjo shpjegohet me uljen e aftësisë së atomeve të elementeve për të marrë elektrone, mbasi rrezja rritet. Krahasoni atomet e fluorit dhe ato të klorit:2,72,8,7F ClAtomet me të njëjtin numër elektronesh valentore veprojnë në mënyrë të ngjashme.Halogjeni Në temperaturë dhome është … Pika e vlimit në / °Cfluori, F2klori, Cl2bromi, Br2jodi, I2gaz i verdhëgaz i gjelbërlëng i kuqi zi, i ngurtë2188 235 59 184thellohet ngjyrarritet dendësiarritet pika e vlimitHalogjeni Reaksioni me tallash hekuri Produkti Pamja fluorikloribromijodiTallashi i hekurit, i nxehur lehtë, vepron me fluorinpa pasur nevojë për tu nxehur përsëri.Tallashi i hekurit, i nxehur dhe i futur në një enëme klor digjet me shkëndija të ndritshme.Tallashi i hekurit, i nxehur shumë kur vepron me avujt e bromit, bëhet më pak i shndritshëm.Tallashi i hekurit, i nxehur akoma më shumë kur vepron me avujt e jodit, shndrit me ngjyrë të kuqe të zbehtë.fluorur hekuri(III), FeF3klorur hekuri(III), FeCl3bromur hekuri(III), FeBr3jodur hekuri(III), FeI3i ngurtë, me ngjyrë të gjelbër të zbehtëi ngurtë, me ngjyrë të verdhëi ngurtë, me ngjyrë të kuqe në kafei ngurtë, me ngjyrë të zezëVIIaktiviteti vjen në uljep Jodi është dezinfektues. Në këtë rast, përpara dhurimit të gjakut, lëkura pastrohet me një tretësirë jodi në etanol. SISTEMI PERIODIKHalogjenet (Grupi VII A)

