Page 53 - Demo
P. 53


                                    47p Klori zhvendos bromin nga tretësira ujore e bromurit të kaliumit.Pse janë aktive halogjenet?Atomet e halogjeneve marrin nga një elektron për të plotësuar nivelin e jashtëm (të qëndrueshëm) me 8 elektrone. Për këtë arsye, ato shfaqin prirje të fortë për të vepruar me atome të elementeve të tjera. Kjo është arsyeja pse ato janë kaq shumë aktive. Kur atomet e halogjeneve veprojnë me atome metalesh, marrin prej tyre elektrone për të formuar jone halogjenure. Përbërjet që ato formojnë janë jonike. Për shembull, reaksioni i hekurit me klorin jep klorur hekuri(III), i përbërë nga jone Fe31 dhe Cl 2.Atomet e halogjeneve me atomet e jometaleve, si hidrogjeni apo karboni nuk formojnë përbërje jonike. Ata bëjnë të përbashkët elektrone për të formuar molekula me lidhje kovalente. Për shembull, atomet e hidrogjenit dhe ato të klorit bëjnë të përbashkët mes tyre elektrone për të formuar molekula klorur hidrogjeni, HCl.Vetitë e halogjeneve1. Kur uji i klorit (tretësirë e klorit në ujë) shtohet në tretësirën pa ngjyrë të bromurit të kaliumit, tretësira bëhet portokalli, siç tregohet në figurë. Ndodh ky reaksion:Cl2(uj) 1 2KBr(uj) 2KCl(uj) 1 Br2(uj) pa ngjyrë portokalliBromi është çliruar nga përbërja e tij si brom i lirë ose është zhvendosur.2. Kur uji i klorit i shtohet tretësirës pa ngjyrë të jodurit të kaliumit, tretësira merr ngjyrë të kuqe në kafe për shkak të këtij reaksioni:Cl2(uj) 1 2KI(uj) 2KCl(uj) 1 I2(uj) pa ngjyrë e kuqe në kafeKëtë herë është zhvendosur jodi.Por, çfarë ndodh nëse përdoret bromi ose jodi në vend të klorit? Në tabelën e mëposhtme janë shënuar rezultatet e disa eksperimenteve.Tashmë dimë se klori është më aktiv se bromi, kurse bromi më aktiv se jodi. Për këtë arsye mund të themi: Një halogjen e zhvendos halogjenin më pak aktiv nga tretësira e halogjenurit të tij.Nëse tretësira përmban … Kur shtohet klor … Kur shtohet brom … Kur shtohet jod …jone klorur (Cl 2) nuk ka ndryshim nuk ka ndryshimjone bromur (Br 2) bromi zhvendoset nuk ka ndryshimjone jodur (I 2) jodi zhvendoset jodi zhvendoset!PPse zvogëlohet aktiviteti kur zbresim nga një element në tjetrin në grupin VII A?Atomet halogjene reagojnë për të marrë ose për të bërë të përbashkët një elektron. Bërthama pozitive e atomit tërheq elektronin shtesë. Sa më shumë shtresa të ketë, aq më larg është shtresa e jashtme nga bërthama. Kështu, tërheqja e elektronit është më e vështirë dhe aktiviteti bie. 1. Ç’pamje kanë halogjenet? Përshkruajini ato.2. a) Përshkruani prirjen e elementeve të grupit VII A.b) A është e njëjtë kjo prirje me atë të grupit I? (Verifikoni përgjigjen tuaj.)3. a) Çfarë kanë të ngjashme produktet e përftuara nga veprimi i secilit halogjen me tallashin e hekurit.b) Ç’lloj lidhjeje kimike kanë?4. Çfarë i bën halogjenet të jenë aktive?5. a) Shkruani me fjalë reaksionin e bashkëveprimit të bromit me jodurin e kaliumit. b) Shpjegoni pse ndodh ky reaksion dhe çfarë formohet.6. Elementi i pestë në grupin VII A quhet astat. Ai është një element shumë i rrallë. Si mendoni se mund të jetë:a) gaz, lëng apo i ngurtë? b) me apo pa ngjyrë? c) i dëmshëm apo i padëmshëm? Shpjegoni pse.SISTEMI PERIODIK
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57