Page 55 - Demo
P. 55


                                    49p Reklama shumëngjyrëshe, për ndriçimin e të cilave është përdorur neoni.p Gazi më i mirë për të fryrë tullumbacet është heliumi.Përdorimet e gazeve të plogëtaGazet e plogëta janë joaktive, prandaj janë të sigurta në përdorim. Ato ndriçojnë kur nëpër to kalon rrymë me tension të ulët. Pikërisht falë këtyre vetive që kanë, gazet e plogëta gjejnë mjaft përdorime.  Heliumi përdoret për të fryrë tullumbacet dhe balonat e mëdha, sepse është shumë më i lehtë se ajri dhe nuk merr flakë. Argoni përdoret për të krijuar atmosferë inerte, p.sh.:– si mbushës në llambat e ndriçimit me filament volframi (tungsten). (Nëse do të përdorej ajri, oksigjeni i tij do ta digjte filamentin prej volframi.);– për të mbrojtur metalet gjatë saldimit, sepse nuk reagon me metalet e nxehta (ndryshe do të ndodhte me oksigjenin e ajrit). Neoni përdoret për ndriçimin e reklamave të ndryshme. Ai lëshon dritë të kuqe, por ajo mund të ndryshojë duke e përzier me gaze të tjera.  Kriptoni përdoret në teknologjinë lazer, për shembull në kirurgjinë e syrit dhe në fenerët e makinave. Ksenoni lëshon dritë të fortë me ngjyrë blu. Ai përdoret për ndriçimin e llambave të fareve, të sallave të operacioneve në spitale dhe të fenerëve të makinave.P1. Pse kanë veti të ngjashme elementet e grupit VIII?2. Shpjegoni pse gazet e plogëta janë joaktive.3. a) Cilat janë prirjet e dendësisë dhe të pikës së vlimit te gazet e plogëta?b) A janë këto prirje të njëjta me ato të: i. grupit I A; ii. grupit VII A? (Verifikoni përgjigjen tuaj.)4. Gazet e plogëta përdoren gjerësisht. Shpjegoni përse dhe jepni nga një shembull përdorimi për secilin.5. Elementi i gjashtë në grupin VIII A është radoni (Rn). Si mendoni se mund të jetë në temperaturë të zakonshme:a) gaz, lëng apo i ngurtë?b) Është më i rëndë apo më i lehtë se ksenoni?c) A është kimikisht aktiv?p Fenerë ngjyrë blu, me ksenon.SISTEMI PERIODIK
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59