Page 56 - Demo
P. 56
504.5Cilat janë elementet kalimtare?Elementet kalimtare janë blloku i 30 elementeve në mes të sistemit periodik, nga grupi I B-VIII B. Ato ndodhen në periodat 4, 5, 6 dhe janë të gjitha metale. Ata që përdoren më shpesh janë, hekuri, bakri dhe argjendi.Vetitë e tyre fizikeMë poshtë janë paraqitur tri nga elementet kalimtare.elementet kalimtareHekuri, metali më i përdorur, ka ngjyrë gri me shkëlqim metalik.Bakri ka ngjyrë të kuqe me shkëlqim metalik.Nikeli ka ngjyrë të argjendtë me shkëlqim metalik.Në tabelë jepen disa të dhëna për këto metale, duke i krahasuar me natriumin.Elementet kalimtare kanë këto veti fizike: janë metale të rënda dhe të forta (nuk janë të buta si metalet e grupit I A); kanë pikë të lartë shkrirjeje (shihni vlerat në tabelë: mërkuri bën përjashtim, sepse është i lëngshëm në temperaturë të zakonshme; shkrin në 239 °C); janë të farkëtueshme (mund të marrin forma të ndryshme) dhe të petëzueshme (mund të kthehen në peta dhe në tela); janë përcjellëse të mira të nxehtësisë dhe të rrymës elektrike (nga të gjitha metalet, argjendi është përcjellësi më i mirë i rrymës elektrike, pas tij vjen bakri); kanë dendësi të lartë, sepse janë të rënda. Kështu, 1 cm3 hekur peshon 7.9 gramë, rreth 8 herë më shumë se 1 cm3 natrium.Vetitë e tyre kimike1. Elementet kalimtare janë shumë më pak aktive se metalet e grupit I A. Për shembull, bakri dhe nikeli nuk veprojnë me ujin dhe nuk digjen me flakëajër, siç ndodh me natriumin. Në përgjithësi, elementet kalimtare nuk ndryshken lehtë në atmosferë. Hekuri bën përjashtim, sepse ndryshket shpejt. Çdo vit shpenzohen shuma të mëdha parash për të parandaluar ndryshkjen e tij.2. Ato nuk shfaqin prirje të qartë në aktivitet, siç ndodh me metalet e grupit I. Pavarësisht nga kjo, elementet afër njëri-tjetrit në sistemin periodik priren të jenë të ngjashme.3. Shumica e elementeve kalimtare formojnë përbërje me ngjyra, ndryshe nga metalet e grupit I A, të cilat formojnë përbërje me ngjyrë të bardhë.p Përbërjet e elementeve kalimtare përdoren në smaltin e qeramikave për shkak të ngjyrave të tyre.Elementi Simboli Dendësia në g/ cm3 Pika e shkrirjes në / °Chekur Fe 7.9 1535bakër Cu 8.9 1083nikel Ni 8.9 1455natrium Na 0.97 98! Disa elemente kalimtarehekur (Fe) bakër (Cu)nikel (Ni) zink (Zn)argjend (Ag) ar (Au)platin (Pt) mërkur (Hg)krom (Cr) kadmium (Cd)SISTEMI PERIODIKElementet kalimtare

