Page 57 - Demo
P. 57
514. Pjesa më e madhe e metaleve formojnë jone me ngarkesa të ndryshme.5. Ato mund të formojnë më shumë se një përbërje me një element tjetër, për këtë arsye mund të formojnë jone me ngarkesa të ndryshme. Për shembull: oksid bakri(I), Cu2O oksid bakri(II), CuOoksid hekuri(II), FeO oksid hekuri(III), Fe2O3Numrat romakë na tregojnë valencën (sa elektrone ka vendosur në lidhje çdo atom metali për të formuar përbërjen). Ky numër quhet numër oksidimi. Elementet kalimtare kanë numra oksidimi të ndryshëm.6. Shumica e elementeve kalimtare mund të formojnë jone komplekse. Për shembull, nëse shtojmë amoniak në një tretësirë që përmban jone bakri(II), të përftohet një precipitat me ngjyrë blu të zbehtë i hidroksidit të bakrit(II). Ky precipitat tretet përsëri nëse shtojmë më shumë amoniak, duke na dhënë një tretësirë me ngjyrë blu të thellë. Tretja e tij ndodh sepse çdo jon bakri tërheq katër molekula amoniaku dhe dy molekula ujë, duke formuar një jon të madh kompleks e të tretshëm. Ky jon i jep tretësirës ngjyrën blu të thellë.Përdorime të elementeve kalimtare Elementet e forta kalimtare përdoren në struktura të tilla, si: ura, ndërtesa dhe makina. Nga këto elemente më i përdorshmi është hekuri, zakonisht në formën e lidhjeve metalike (aliazheve) të quajtura çeliqe. (Tek aliazhet bashkohen sasi të vogla substancash të tjera me metalet për të përmirësuar vetitë e tij.) Për formimin e aliazheve përdoren shumë elemente kalimtare. Për shembull, kromi dhe nikeli përzihen me hekurin dhe përftohet çeliku i paoksidueshëm. Elementet kalimtare përdoren si përcjellës të nxehtësisë dhe të rrymës elektrike. Për shembull, çeliku përdoret për radiatorët, ndërsa bakri për telat elektrikë. Shumë elemente kalimtare dhe përbërjet e tyre sillen si katalizatorë. Katalizatorët përshpejtojnë reaksionet, por vetë nuk ndryshojnë. Për shembull, hekuri përdoret si katalizator në prodhimin e amoniakut.Metali Ngarkesa e joneve Shembuj metalet e grupit I A gjithmonë 11 natriumi: Na 1metalet e grupit II A gjithmonë 21 magnezi: Mg21metalet e grupit III A gjithmonë 31 alumini: Al31elementet kalimtare e ndryshueshme bakri: Cu 1, Cu21hekuri: Fe21, Fe31!!! Prova e joneve të bakritReaksioni në pikën 6 përdoret në provën e joneve të bakrit(II). Formula e jonit kompleks që krijohet është [Cu(H2O)2(NH3)4] 21.PKripërat e elementeve kalimtare Oksidet e metaleve kalimtare mund të shfaqin veti bazike, amfotere ose acide. Ato veprojnë me acidet dhe formojnë kripëra. Për të përftuar kripëra të elementeve kalimtare përdoren oksidet dhe hidroksidet e tyre, duke i vënë të veprojnë me acide.1. Përmendni emrat e pesë elementeve kalimtare.2. Cila nga këto veti i përshkruan më mirë elementet kalimtare:a) i butë apo i fortë;b) dendësi e lartë apo dendësi e ulët;c) pikë shkrirjeje e lartë apo e ulët;d) vepron apo nuk vepron me ujin?3. Ç’gjë e pazakontë e dallon mërkurin nga elementet e tjera?4. Shumica e bojërave përmbajnë përbërje të elementeve kalimtare. Si mendoni, pse ndodh kjo?5. Një përbërje metali ka (IV) në emrin e saj. Cilit bllok të sistemit periodik i përket ky metal?6. Shpjegoni pse bakri përdoret për prodhimin e tubave, ku kalon ujë i nxehtë, ndërsa hekuri jo.NanogrimcatNanogrimcat arrijnë përmasa nga 1 deri 100nm dhe përbëhen nga një bashkësi atomesh ose molekulash, të cilat sillen si një sistem i pavarur, (grimcat e arit formojnë një bashkësi të tillë). Ato gjenden në natyrë, por mund të përftohen edhe artificialisht. Në ditët e sotme ka marrë një zhvillim të madh nanoteknologjia. Nanogrimcat përdoren: si antioksidante; për rritjen e dendësisë së kockës; në kimio-terapi për luftimin e qelizave kanceroze etj.SISTEMI PERIODIK

