Page 58 - Demo
P. 58
524.6SISTEMI PERIODIKPërgjatë sistemit periodikPrirjet përgjatë periodës 3Në temat e mëparshme mësuam për prirjet e elementeve brenda grupeve të sistemit periodik. Tani do të shohim prirjet përgjatë një periode. Periodat nga 2 - 6 fillojnë me një metal alkalin dhe përfundojnë me një gaz të plogët. Perioda e 7-të fillon me një metal alkalin dhe është e paplotësuar. Në tabelën e mëposhtme paraqitet perioda 3.Grupi I A II A III A IV A V A VI A VII A VIII AElementi natrium magnez alumin silic fosfor squfur klor argonElektronet valentore 1 2 3 4 5 6 7 8Elementi është... metal metal metal metaloid jometal jometal jometal jometalAktiviteti i lartë i ulët i lartë joaktivPika e shkrirjes/ °C) 98 649 660 1410 590 119 –101 –189Pika e vlimit/°C) 883 1107 2467 2355 – 445 –35 –186Oksidi është... bazik amfoter acid –Përbërja tipike NaCl MgCl2 AlCl3 SiCl4 PH3 H2S HCl –Valenca e shfaqur në këtë përbërje I II III IV III II I –Përgjatë periodës vërejmë këto prirje: 1. Numri i elektroneve valentore (i shtresës së jashtme) rritet me një njësi. Ky numër është i njëjtë me numrin e grupit (për grupet IA deri në VIIA).2. Elementet kalojnë nga metal në jometal. Silici qëndron në mes, sepse në disa raste sillet si metal e në disa të tjera si jometal. Për këtë arsye quhet metaloid.3. Pika e shkrirjes dhe ajo e vlimit rriten deri në mesin e periodës, pastaj ato zvogëlohen deri në vlera shumë të ulëta në të djathtë. (Vetëm klori dhe argoni janë në gjendje të gaztë në temperaturë të zakonshme).4. Oksidet e metaleve janë okside bazike, ato veprojnë me acidet për të formuar kripëra. Oksidet e jometaleve janë okside acide, ato veprojnë me tretësirat bazike dhe japin kripëra. Oksidi i aluminit qëndron ndërmjet tyre: ai vepron si me acidet, ashtu edhe me tretësirat alkaline, për të formuar kripëra. Për këtë arsye quhet oksid amfoter.Elementet në periodën 2 shfaqin prirje të ngjashme me të mësipërmet.II III IV V VI VIIGrupet A G VIII rupet AGrupet BmetalejometaleBSiAsTePoGeSbBorSilicGermaniumAntimonArsenikPoloniumTelurmetaloidetIIII IV V VIVII VIII I IINdryshimi midis metaleve dhe jometaleveMidis metaleve dhe jometaleve nuk ka ndonjë kufi të prerë. Në fakt, në të gjitha periodat e sistemit periodik ka metaloide. Ato ndodhen përgjatë vijës zigzage që ndan metalet nga jometalet. Shikoni skemën në të djathtë. Ashtu si metalet, edhe metaloidet në kushte të caktuara e përcjellin rrymën elektrike, prandaj quhen gjysmëpërcjellëse. Kjo është arsyeja e përdorimit të tyre në çipet e kompjuterëve dhe në qelizat e paneleve diellore. Më shumë nga ato përdoret silici.ValencaShihni me vëmendje dy rreshtat e fundit të tabelës. Njëri rresht tregon përbërjen tipike të çdo elementi, ndërsa tjetri tregon valencën e elementit në atë përbërje. Valenca rritet deri në 4 në mes të periodës, pastaj zvogëlohet përsëri. Për gazet e plogëta valenca është zero. Vëmë re se valenca nuk është gjithnjë e njëjtë me numrin e elektroneve valentore.p Silici gjendet në natyrë te rëra, si oksid silici(IV) (dioksid silici ose silicë). Për ta nxjerrë, oksidi i silicit(IV) nxehet me karbon (koks).

