Page 59 - Demo
P. 59
53P1. a) Përshkruani si ndryshon numri i grupit dhe i valencës përgjatë sistemit periodik.b) Përshkruani kalimin nga metalet te jometalet përgjatë periodës 3.2. Si ndryshon aktiviteti i metaleve kur kalojmë përgjatë periodës? Pse?3. Çfarë kuptoni me termin valencë e elementit? Jepni dy shembuj.4. Çfarë janë metaloidet? Jepni tre shembuj.5. Çfarë kuptoni me termin gjysmëpërcjellës? Jepni një emër.6. Ndërtoni një tabelë si ajo e faqes së mëparshme, por tani për periodën 2. Për çdo element, tabela duhet të përmbajë: i. numrin e grupit; ii. emrin e elementit; iii. numrin e elektroneve valentore që ka; iv. përbërjen tipike.SISTEMI PERIODIKAktiviteti i elementeveSiç e dimë, atomet e metaleve japin elektrone (shfaqin veti reduktuese), ndërsa jometalet marrin elektrone (shfaqin veti oksiduese). Aftësia e atomeve të elementeve për të dhënë elektrone, brenda një periode nga e majta në të djathtë, vjen duke u zvogëluar dhe fillon të rritet aftësia për të marrë elektrone d.m.th., vetitë reduktuese vijnë duke u dobësuar, ndërsa vetitë oksiduese vijnë duke u theksuar. Aktiviteti përgjatë periodës 3 ndryshon afërsisht sipas këtij diagrami:p Silici është elementi kryesor i përdorur në panelet diellore, të cilat prodhojnë energji nga drita e diellit. Shkalla e pastërtisë së tij duhet të jetë 99.9999%.GrupiAktivitetiI A II A III A IV A V A VI A VII A VIII A!Largësia nga bërthama deri te niveli më i jashtëm i një atomi quhet rreze atomike. Në varësi të madhësisë së rrezes atomike ndryshojnë edhe vlerat e potencialit të jonizimit (I), ato të afërisë për elektronin (A) dhe të elektronegativitetit (EN). Në sistemin periodik këto vlera ndryshojnë si në figurë.rrezja rritetrrezja zvogëlohetvlerat e I, A dhe EN zvogëlohenvlerat e I, A dhe EN rritenMbani mend:Brenda periodës Nga e majta në të djathtë rrezja vjen duke u zvogëluar. Duke kaluar nga metali në metal, vetitë metalike dobësohen p.sh.: Al shfaq veti metalike më të dobëta se Mg dhe Na. Ai është më pak aktiv se ata. Pse? Sepse atomit të aluminit i duhet të japë më shumë elektrone, të cilat kërkojnë më tepër energji për t’u shkëputur nga shtresa e jashtme. Duke kaluar nga jometali në jometal theksohen vetitë jometalike p.sh.: klori është një jometal më tipik sesa squfuri. Pse? Sepse sa më pak elektrone t’i duhen atomit të një jometali për të plotësuar nivelin e jashtëm elektronik, aq më të lehtë e ka ai për t’i marrë ato. Brenda grupit Duke kaluar nga lart-poshtë brenda grupit vihet re se rrezja rritet, po kështu aftësia për të dhënë elektrone rritet. P.sh. atomi i Na e jep më lehtë elektronin e nivelit të jashtëm sesa Li. Pse? Sepse rrezja e Na është më e madhe se rrezja e Li.

