Page 60 - Demo
P. 60
54Historiku i tabelës periodikep 250 vjet më parë, askush nuk e njihte aluminin. Sot, rreth 80% e masës së një avioni përbëhet nga alumini. Kjo është tabela e parë e elementeve. Njulends i njihte të gjitha këto elemente në vitin 1865. Sa prej tyre mund të emërtoni? Gjeni Di (didimium). Më vonë, u zbulua se ky “element” ishte një përzierje. Fillesat e tabelës periodikeImagjinoni sikur keni gjetur një kuti me copëza të një figure dhe doni të ndërtoni me to figurën e plotë. Por në dorë keni vetëm disa prej tyre, pasi shumica e tyre mungojnë. Kjo, ndoshta, do t’ju dëshpëronte disi. Kështu ndiheshin edhe kimistët 150 më parë. Ata kishin zbuluar gjithmonë e më shumë elemente. Gjatë viteve 1800 -1845 ishin zbuluar 24 metale, përfshirë litiumin, natriumin, kalciumin dhe magnezin. Mund të thuhej se tabloja kish nisur të plotësohej. Por kimistët e asaj kohe arrinin të shihnin vetëm fragmente të kësaj tabloje dhe nuk mund ta përfytyronin atë të plotë. Më pas, më 1869 doli në dritë tabela periodike dhe çdo gjë filloi të merrte kuptim.Përmbledhje e arrirëTabela periodike është përmbledhja e kimisë. Aty emërtohen elementet që përbëjnë botën tonë, paraqiten familjet ku ato bëjnë pjesë, si dhe lidhjet midis tyre. Tabela na tregon edhe numrin e protoneve, të elektroneve dhe të shtresave elektronike të atomeve të tyre. Sot,sistemin periodik e kemi të gatshëm, por për të arritur deri këtu, kimistëve iu deshën qindra vjet punë. Gjatë rrugës u bënë përpjekje të dobishme në fushën e kimisë, ndër të cilat ishte dhe “Ligji i Oktavave”.Ligji i OktavaveDeri në vitin 1863 njiheshin 56 elemente. Një kimist anglez, Xhon Njulands, vuri re se mes tyre kishte shumë çifte me elemente të ngjashme. Në çdo çift, peshat atomike (ose masat relative atomike) ndryshonin me një shumëfish të tetës. Bazuar në këto të dhëna, ai ndërtoi një tabelë me elemente sipas rendit rritës të peshës atomike dhe formuloi Ligjin e Oktavave: një element sillet si i teti që vjen pas tij në tabelë. Kjo ishte tabela e parë që tregonte një sjellje të përsëritshme ose periodike të vetive. Megjithatë kishte shumë mospërputhje. Për shembull, bakri dhe natriumi ishin futur në të njëjtin grup, megjithëse ata silleshin shumë ndryshe. Për këto arsye, kjo tabelë nuk u pranua dhe nuk u përdor nga kimistët e tjerë.p Litiumi u zbulua në vitin 1817. Bateritë me litium përdoren në stimuluesit kardiakë për t’i mbajtur rrahjet e zemrës në gjendje të qëndrueshme.Newland’s Table of Octaves, presented to the Chemical Society in London in 1865H Li Be B C N OF Na Mg Al Si P SCl K Ca Cr Ti Mn FeCo, Ni Cu Zn Y In As SeBr Rb Sr Ce, La Zr Di, Mo Ro, RuPd Ag Cd U Sn Sb TeI Cs Ba, V Ta W Nb AuPt, Ir Tl Pb Th Hg Bi OsShembuj të oktavave !elementi pesha atomikekaliumi 39natriumi 2 23 16 ose 2 3 8kalciumi 40magnezi 2 24 16 ose 2 3 8Sot, në vend të peshës atomike përdoret masa atomike relative.SISTEMI PERIODIK54

