Page 61 - Demo
P. 61


                                    55p Tabelës periodike i shtohen vazhdimisht elemente të reja. Ky është ekipi që krijoi elementin artificial 112, i cili në vitin 2010 mori zyrtarisht emrin Kopernikum (Cn) Publikimi i tabelës periodikeDimitri Ivanoviç Mendelejevi lindi në Rusi, në vitin 1834 (më i vogli nga të paktën 14 fëmijë). Në moshën 32-vjeçare, ai u bë profesor i Kimisë. Mendelejevi kishte mbledhur një sasi të jashtëzakonshme të dhënash për elementet. Ai donte të gjente një mënyrë klasifikimi që të kishte kuptim, për t’u ardhur në ndihmë studentëve. Për këtë qëllim, Mendelejevi hartoi një skedë për secilin nga elementet e njohura (63 në atë kohë). Ai luante me këto skeda në tavolinë, duke i renditur në fillim elementet sipas peshës atomike dhe pastaj në grupe me sjellje të ngjashme. Si rezultat i kësaj pune lindi tabela periodike, e cila u publikua në vitin 1869. Megjithatë, Mendelejevi kishte marrë një rrezik të madh mbi vete, sepse në tabelën e tij la vende bosh për elementet që nuk ishin zbuluar ende. Tri prej këtyre elementeve ai i emërtoi: eka-alumin, eka-bor dhe eka-silic, duke parashikuar dhe vetitë e tyre. Shumë shpejt u zbuluan tri elemente të reja që përputheshin me parashikimet e tij: galiumi, skandiumi dhe germaniumi. Kjo gjë i bindi kimistët e tjerë dhe tabela e tij u pranua gjerësisht.Struktura atomike dhe tabela periodikeMendelejevi i kishte renditur elementet sipas peshës atomike, megjithatë ishte në mëdyshje për këtë vendosje, pasi do të duhej t’i shkëmbente vendet e disave prej tyre për t’i vënë në grupet e duhura. Për shembull, kaliumi (Ar = 39) është më i lehtë se argoni (Ar = 40), prandaj ai duhet të vendosej para argonit. Por në të vërtetë, një metal aktiv si kaliumi i përket grupit I dhe jo grupit VIII. Për këtë, ai u shkëmbeu vendet në tabelë këtyre dy elementeve. Në vitin 1911 u zbulua protoni. Shumë shpejt u pranua se numri i protoneve(numri atomik) ishte faktori kryesor që përcaktonte vendin e elementit në tabelë. Kjo justifikonte edhe veprimin që kishte bërë Mendelejevi duke shkëmbyer vendet e disa elementeve. Megjithatë, ende nuk ishte e qartë pse grupet ishin të ndryshme midis tyre. Më pas, shkencëtarët zbuluan se: në një atom, numri i elektroneve është i barabartë me numrin e protoneve; elektronet vendosen në shtresa; elektronet e shtresës së jashtme përcaktojnë reaksionet, për këtë arsye elementet me të njëjtin numër elektronesh në shtresën e jashtme veprojnë njësoj.Në vitin 1932, 63 vjet pas publikimit të saj, tabela e Mendelejevit mori kuptim. Sistemi i sotëm periodik përmban shumë më tepër elemente, por tabela e hartuar nga Mendelejevi, edhe pse 150-vjeçare, mbetet baza e tij.p Dimitri Mendelejev (1834–1907). Elementi 101 në tabelën periodike, elementi artificial Mendelevium (Md) mori emrin e tij, po kështu edhe një krater i Hënës.p Mendelejevi njihte aluminin, titanin dhe molibdenin, të cilët sot përdoren te biçikletat e garave çiklistike.p Mendelejevi do t’i njihte të gjitha elementet edhe në këto vitamina.SISTEMI PERIODIK55
                                
   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65