Page 62 - Demo
P. 62


                                    56Pyetje dhe ushtrimeNjohuritë bazë1. Kjo pjesë e sistemit periodik tregon simbolet për 20 elementet e para.MgLi BeNaK CaHB C N O F NeHeAI Si P S CI ArVëreni radhën horizontale nga litiumi (Li) deri te neoni (Ne).a) Si quhet ajo në sistemin periodik?b) Cili element në të është më pak aktiv? Pse?  Shikoni kolonën e elementeve nga litiumi (Li) deri te kaliumi (K).c) Si quhet kjo kolonë?d) Nga tri elementet e kësaj kolone, cili është më aktivi?2. Rubidiumi është metal alkalin. Ai ndodhet në grupin I A. Këtu kemi të dhënat për grupin I A:Elementi Numri atomikPika e shkrirjes/ °CPika e vlimit/ °CAktiviteti kimiklitium 3 180 1330 thuajse aktivnatrium 11 98 890 aktivkalium 19 64 760 shumë aktivrubidium 37 ? ? ?cezium 55 29 690 jashtëzakonisht aktiva) Përshkruani prirjet e pikës së shkrirjes, pikës së vlimit duke zbritur nga lart-poshtë.b) Plotësoni të dhënat që mungojnë për rubidiumin.c) Në një atom rubidium përcaktoni: i. numrin e niveleve energjetike; ii. numrin e elektroneve në total; iii. numrin e elektrone valentore?3. Identifikoni këto elemente jometalike:a) gaz pa ngjyrë, përdoret te tullumbacet dhe balonat fluturuese;b) gaz i gjelbër helmues; c) gaz pa ngjyrë, që përdoret për ndriçimin e reklamave;d) lëng i kuq;e) gaz i verdhë, i cili është aq aktiv, sa nuk lejohet në laboratorin e shkollës;f) substanca e ngurtë me ngjyrë të zezë, i cili kur ngrohet ngadalë, formon avuj ngjyrë vjollcë. Përmbajtja e programit bërthamëNjohuritë bazëBazuar në njohuritë e marra: shpjegoni lidhjen ndërmjet tabelës periodike dhe numrit të protoneve; tregoni ku ndodhen në tabelën periodike:grupi I A grupi VII A grupi VIII Ahidrogjeni elementet kalimtare; çfarë kuptoni me termin elektrone valentore; shprehni lidhjen midis:– numrit të grupit dhe numrit të elektroneve valentore;– numrit të periodës dhe numrit të shtresave elektronike; përshkruani ndryshimet nga metal në jometal përgjatë një periode; shpjegoni pse elementet në një grup veprojnë në mënyrë të ngjashme; Si quhet ndryshe grupi I A dhe shkruani të paktën simbolet e tri elementeve të këtij grupi; përshkruani prirjet e butësisë, pikës së shkrirjes, dendësisë dhe aktivitetit të elementeve të grupit I A; tregoni të paktën dy reaksione tipike për elementet e grupit I A dhe përshkruani produktet e tyre; shpjegoni pse elementet e grupit I janë shumë aktive; si quhet ndryshe grupi i VII A; shkruani simbolet dhe emrat e të paktën katër elementeve të grupit VII A dhe tregoni se në ç’gjendje fizike janë ato në temperaturë të zakonshme; përshkruani prirjen e aktivitetit për grupin VII A; shpjegoni pse elementet e grupit VII A janë shumë aktive; përshkruani si veprojnë halogjenet me tretësira halogjenuresh të tjera dhe shpjegoni këtë sjellje; si quhen ndryshe elementet e grupit VIII A dhe shkruani emrat e pesë elementeve të këtij grupi; shpjegoni pse elementet e grupit VIII A janë joaktive; tregoni nga një përdorim të çdo elementi të grupit VIII A; përshkruani tri veti fizike dhe tri veti kimike të elementeve kalimtare; shpjegoni pse përbërjet e elementeve kalimtare shpesh kanë numra romakë në emrat e tyre; jepni disa përdorime të elementeve kalimtare, përfshirë edhe përdorimin e tyre si katalizatorë. shpjegoni pse elementet kalimtare shfaqin valenca të ndryshme;  përshkruani si ndryshojnë vetitë e elementeve përgjatë një periodës, përfshirë ndryshimin nga metal në jometal. Kontrolli i kapitullit 4SISTEMI PERIODIK
                                
   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66