Page 63 - Demo
P. 63


                                    574. Ky diagram tregon disa nga elementet e grupit VII A të sistemit periodik.FClBrIGrupiVIIIAIA IIA IIIA IVA VA VIA VIIAa) Si quhen elementet e këtij grupi?b) Klori vepron me hidrogjenin, duke shkaktuar shpërthim. Reaksioni i mësipërm i shkruar me fjalë paraqitet: hidrogjen 1 klor klorur hidrogjeni. Reaksioni kërkon dritë dielli, jo nxehtësi. i. Si mendoni, si do të veprojë fluori me hidrogjenin? ii. Shkruani barazimin me fjalë për reaksionin.c) i. Si mund të veprojë bromi me hidrogjenin? ii. Shkruani me fjalë reaksion.5. Sistemi periodik është rezultati i një pune të madhe (qindravjeçare) të shumë shkencëtarëve nga vende të ndryshme të botës. Ata dhanë kontributin e tyre në ndërtimin e tij, duke zbuluar dhe hulumtuar elemente të reja. Dimitri Mendelejev ishte kimisti i parë që ndërtoi një tabelë si ajo e sistemit periodik që përdorim sot. Ai vendosi aty të gjitha elementet që njihte. Megjithatë, Mendelejevi mendonte se në tabelë duhet të liheshin hapësira boshe për elementet që nuk ishin zbuluar ende. Madje, ai parashikoi vetitë e disave prej tyre. Mendelejevi e publikoi tabelën e tij periodike në vitin 1869. Përmbledhja poshtë, në të djathtë, tregon grupet I A dhe VII A të kësaj tabele. Përdorni sistemin periodik të sotëm për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve:a) Çfarë na tregon numri 2 i periodës?b) i. Ku ndryshon grupi I A në sistemin periodik të sotëm nga grupi I A në tabelën e Mendelejevit? ii. Vendosja e elementeve në tabelën e sotme është më e përshtatshme për grupin I A. Shpjegoni pse. iii. Si quhen sot elementet e grupit I A?c) i. Si quhen elementet e grupit VII A? ii. Elementi me simbolin Mn nuk është në vendin e vet në grupin VII A. Pse? iii. Ku ndodhet elementi Mn në sistemin periodik?d) Mendelejevi la vende bosh në tabelën e tij. Përse e bëri këtë?e) Në tabelën e Mendelejevit nuk kishte grup në të djathtë të grupit VII A. Jepni një arsye për këtë mungesë.Njohuri të thelluara6. Kjo pyetje lidhet me elementet nga këto familje: metale alkaline, metale alkalino-tokësore (grupi II A), elemente kalimtare, halogjene, gaze të plogëta.A është metal i butë me ngjyrë të argjendtë, që vepron vrullshëm me ujin.B është gaz në temperaturë të zakonshme. Vepron vrullshëm me elemente të tjera, pa nxehtësi.C është gaz joaktiv, që ndodhet në ajër.D është i ngurtë dhe i fortë në temperaturë të zakonshme dhe shfaq numra oksidimi të ndryshëm në përbërjet e tij.E përcjell rrymën elektrike dhe vepron ngadalë me ujin. Atomet e tij japin dy elektrone.F është lëng aktiv; nuk e përcjell rrymën elektrike dhe e ka valencën 1 në përbërjet e tij.G është i ngurtë dhe i fortë, e përcjell rrymën elektrike; mund të farkëtohet për të marrë forma të ndryshme; ndryshket shpejt. a) Për secilin nga elementet e mësipërme, tregoni cilës nga familjet e renditura i përket. b) i. Komentoni për vendin e A, B dhe C brenda familjeve të tyre. ii. Përshkruani shtresën elektronike valentore (shtresën e jashtme) për secilin nga elementet A, B dhe C. c) Shpjegoni pse shpërndarja e elektroneve në atomet e tyre i bën disa elemente shumë aktive dhe të tjerat joaktive. d) Përmendni elementet që përputhen me përshkrimet nga A në G. e) Cili nga elementet nga A në G mund të përdoret si katalizator?7. Elementet e grupit VIII A quhen gaze të plogëta. Ato janë të gjitha gaze monoatomike.a) Përmendni katër nga gazet e plogëta.b) i. Çfarë kuptoni me monoatomik? ii. Shpjegoni pse gazet e plogëta, në dallim nga elementet e tjera të gazta, janë monoatomike. 8. Kur elementet veprojnë me njëri-tjetrin, ato plotësojnë nivelin e jashtëm elektronik ashtu si gazet e plogta. i. Shpjegoni kuptimin e shprehjes së mësipërme. ii. Çfarë përfundimi nxirrni për aktivitetin e joneve të grupit VII A?Përmbledhje e tabelës periodike të Mendelejevit.Grupi I Grupi VII Perioda 1 HPerioda 2 Li FPerioda 3 Na ClPerioda 4 K CuMn BrPerioda 5 Rb Ag ISISTEMI PERIODIK
                                
   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67