Page 64 - Demo
P. 64
585.1Elementi kimik dhe përbërjet kimikeMe element kimik kuptojmë tërësinë e atomeve të të njëjtit lloj. Për shembull, elementi natrium përmban vetëm atome natriumi.PërbërjetNjë përbërje kimike formohet nga atome të elementeve të ndryshme, të cilat lidhen midis tyre sipas një rregulli të caktuar.Përbërja kimike përfaqësohet me anë të formulës kimike, e cila përfshin simbolet e atomeve që e ndërtojnë atë. Numri i përbërjeve kimike është mjaft i madh, arrin deri në miliona përbërje. Në tabelën e mëposhtme paraqiten tri përbërje kimike.Në molekulën e ujit ndodhen dy atome hidrogjen të lidhura me një atom oksigjen. Formula kimike e tij është H2O. Numri 2 shënohet djathtas, poshtë simbolit të hidrogjenit. Tani shihni formulat kimike të dioksidit të karbonit dhe të etanolit që janë paraqitur në tabelë. A janë të sakta ato?Ndryshimet midis përzierjeve dhe përbërjeve kimikeNjë përzierje përmban dy ose më shumë substanca që nuk bashkëveprojnë me njëra-tjetrën. Për këtë arsye mund t’i ndajmë lehtë substancat përbërëse të një përzierjeje duke përdorur metodat që kemi shpjeguar në kapitullin 2. Shohim shembullin e mëposhtëm.Emri i përbërjes Elementet përbërëse Si bashkohen atomet Formula e përbërjesujë hidrogjen dhe oksigjenOCOH C O HH HH HCOH HH2Odioksid karboni karbon dhe oksigjenOCOH C O HH HH HCOH HCO2etanol karbon, hidrogjen dhe oksigjenOCOH C O HH HH HCOH HC2H5OHKjo është një përzierje e hekurit pluhur me squfurin. Bazuar në vetinë e squfurit për t’u tretur në toluen, në fillim ndajmë squfurin dhe më pas, me anë të filtrimit ndajmë hekurin.Por, nëse nxehim njërin nga skajet e një shufre metalore dhe më pas e zhysim atë në këtë përzierje (Fe-S), grimcat e përzierjes do të ndizen dhe do të bëhen të ndritshme. Kjo tregon se po ndodh një ndryshim kimik.Substanca e përftuar ka ngjyrë të zezë dhe quhet sulfur hekuri(II). Molekula e saj përmban një atom hekur dhe një atom squfur të lidhur bashkë. Formula kimike është FeS. Kjo përbërje nuk tretet në toluen.LIDHJA KIMIKEPërbërjet kimike, përzierjet dhe reaksionet kimike

