Page 65 - Demo
P. 65
59PNdryshimet kimikeKur nxehim përzierjen hekur - squfur, ndodh një ndryshim kimik. Atomet e hekurit e të squfurit lidhen kimikisht dhe formojnë një përbërje kimike. Një ndryshim quhet kimik nëse vërejmë këto tri shenja:1. Formohet një ose më shumë substanca produkt (të reja).Çdo ndryshim kimik është një reaksion kimik, i cili me fjalë shkruhet:hekur + squfur sulfur hekuri (valenca II) Substancat produkt janë të ndryshme nga substancat fillestare. Për shembull, squfuri ka ngjyrë të verdhë, ndërsa sulfuri i hekurit(II) ka ngjyrë të zezë.2. Gjatë një ndryshimi kimik (reaksioni) thithet ose çlirohet energji. Që hekuri të veprojë me squfurin, nevojitet energji në formën e nxehtësisë. Kjo energji mund të merret prej shufrës së hekurit të nxehur më parë. Gjatë reaksionit që ndodh, çlirohet energji në formën e nxehtësisë, sepse grimcat e përzierjes hekur - squfur ndizen dhe bëhen të shndritshme. 3. Zakonisht, është e vështirë që një reaksion kimik të kthehet mbrapsht, por jo e pamundur.Çdo ndryshim kimik quhet reaksion kimik.Ndryshimi kimik nuk është i njëjtë me ndryshimin fizik.Dallimet midis ndryshimeve kimike dhe ndryshimeve fizikeHEKURPLUHUR SQUFURhekur (pluhur)tretësirë e squfurit në toluenhekur (pluhur)tretësirë e squfurit në toluenKur përziejmë hekur (pluhur) me squfur, kemi të bëjmë me një ndryshim fizik. Nuk formohen substanca të reja. Nëse më pas e tretim squfurin…… në toluen, kemi përsëri ndryshim fizik. Tretësi mund të ndahet nga squfuri me anë të distilimit. (Kujdes! Ndizet menjëherë.)Hekurin e ndajmë me anë të filtrimit. Sërish kemi ndryshim fizik. Mund ta kthejmë situatën në gjendjen e mëparshme duke hedhur hekurin përsëri në filtrat.Siç e shohim, nga ndryshimet fizike nuk formohen substanca të reja. Çdo ndryshim që nuk sjell ndryshime në përbërjen kimike të substancës, quhet ndryshim fizik. Në dallim nga ndryshimet kimike, ndryshimet fizike mund ta rikthejnë substancën në gjendjen e mëparshme.1. Shpjegoni ndryshimin midis përzierjes hekur- squfur dhe përbërjes sulfur hekuri.2. Një copë shirit magnezi digjet në oksigjen (me dritë të bardhë verbuese) dhe formon një substancë në trajtë pluhuri të bardhë. Cilat janë shenjat që na tregojnë se ka ndodhur një ndryshim kimik?3. Për ndryshimet e mëposhtme argumentoni nëse janë fizike apo kimike: a) thyhet një shishe qelqi;b) gjalpi dhe sheqeri shndërrohen në karamele;c) pambuku endet për të bërë çarçafë;d) qymyri digjet në ajër.LIDHJA KIMIKEp Ndërsa skuqim vezët, gazi digjet. A po ndodhin ndryshime kimike aty?

