Page 66 - Demo
P. 66
605.2Reaksioni ndërmjet natriumit dhe kloritNatriumi dhe klori janë elementekimike. Nëse nxehim një copë natriumi dhe e vendosim në një enë me klor, ai do të digjet me flakë të shndritshme.Substanca produkt ka ngjyrë të bardhë dhe është në gjendje të ngurtë. Ajo ndryshon nga natriumi dhe klori.Në këtë rast ka ndodhur një reaksion kimik. Substanca e bardhë, e ngurtë, quhet klorur natriumi. Natriumi bashkëvepron me klorin dhe formon një përbërje kimike (klorurin e natriumit). Ky reaksion shkruhet me fjalët: natrium + klor klorur natriumi.Përse lidhen atomet?Ashtu si natriumi me klorin, edhe atomet e shumë elementeve të tjera mund të lidhen me njëri- tjetrin. Por ka edhe elemente, atomet e të cilave nuk lidhen. Përse? Le të studiojmë elementet e grupit VIII A, gazet e plogëta. Atomet e tyre nuk krijojnë lidhje. Kjo ndodh sepse atomet e gazeve të plogëta e kanë shtresën e jashtme të plotësuar me 8 elektrone. Shtresa me 8 elektrone është shumë e qëndrueshme. Kjo i bën këto gaze joaktive.Atomet lidhen me njëri-tjetrin për të pasur një strukturë të qëndrueshme në shtresën e jashtme, si atomet e grupit VIII A, pra ato lidhen për të pasur 8 elektrone në shtresën e jashtme (ose 2, nëse kanë vetëm një shtresë).Atomi i heliumit: shtresa e jashtme e plotësuar me 2 elektrone – e qëndrueshmeAtomi i neonit: shtresa e jashtme e plotësuar me 8elektrone – e qëndrueshmeAtomi i argonit: shtresa e jashtme e plotësuar me 8elektrone – e qëndrueshmeHeHeHe NeNeNe ArArAr2 2 1 8 2 1 8 1 8LIDHJA KIMIKELidhja kimikep Neoni është gaz joaktiv, i përdorur për ndriçimin e reklamave të ndryshme.p Zakonisht, saldimi kryhet në mjedis me argon, sepse ai nuk vepron me metalet, qoftë dhe në të nxehtë (e kundërta ndodh me oksigjenin).

