Page 68 - Demo
P. 68


                                    625.3LIDHJA KIMIKE1 elektroni jepatomi i natriumit atomi i klorit joni Na1 joni Cl2dhe formohen dhefiNa Cl Na Cl[2fi8fi8]_ 2fi8fi1 2fi8fi7 [2fi8]+Lidhja jonikeSi realizohet lidhja e atomit të natriumit me atomin e klorit? Mësuam se për të formuar shtresa të jashtme të qëndrueshme me 8 elektrone, atomi i natriumit lëshon një elektron, ndërsa atomi i klorit merr një elektron. Kur atomi i natriumit dhe i klorit bashkëveprojnë, natriumi i jep një elektron atomit të klorit. Formohen dy jone, ai i natriumit dhe joni i klorit. Në diagramin e mëposhtëm, elektronet e natriumit paraqiten si , ndërsa elektronet e klorit jepen si :Të dyja jonet kanë ngarkesë të barabartë dhe me shenjë të kundërt, prandaj tërheqin njëri-tjetrin. Forcat e tërheqjes midis joneve quhen forca të lidhjes jonike, ndërsa lidhja që realizohet quhet lidhje jonike.Lidhja jonike është lidhja që krijohet midis joneve me ngarkesë të kundërt.  Formimi i rrjetës kristalore të klorurit të natriumitKur natriumi vepron me klorin, formohen miliona jone natriumi dhe klori. Këto jone nuk çiftohen, por formojnë bashkësi grimcash që vendosen në një strukturë të rregullt ku jonet pozitive lidhen me ato negative. Formohet rrjetë kristalore, ku jonet lidhen bashkë për shkak të forcave të lidhjes jonike. Këto forca janë elektrostatike.Rrjeta kristalore ka një strukturë tredimensionale. Kjo strukturë i përket klorurit të natriumit ose kripës së gjellës. Duke qenë se përbëhet nga jone, kloruri i natriumit quhet përbërje jonike. Në rrjetën kristalore, çdo jon natrium rrethohet nga gjashtë jone klorur dhe anasjellas (Na6 Cl6). Nga ky raport del se në formulën kimike të klorurit të natriumit ka një jon Na1 për çdo jon Cl–, që do të thotë se formula kimike e kësaj përbërjeje është NaCl.Rrjeta kristalore e klorurit të natriumit është elektroasnjanëse:Ngarkesa në çdo jon natriumi është 11Ngarkesa në çdo jon kloruri është 12Ngarkesa e përgjithshme 0 Përbërja NaCl nuk ka ngarkesë.p Sferat prej polistireni janë me ngarkesa të kundërta. Për këtë arsye, ato tërheqin njëra-tjetrën. E njëjta gjë ndodh edhe me jonet me ngarkesë të kundërt. Rrjeta kristalore e klorurittë natriumit përmban jone(+) dhe (-) që lidhen midis tyre me anë të forcavetë lidhjes jonikejoni i natriumitjoni i klorit! Diagramet e lidhjesPër ta paraqitur qartë një lidhje jonike duhet:  të përdorim pika ose kryqe në vend të elektroneve në diagramin e atomeve të elementeve;  të shkruajmë simbolin e elementit në qendër të secilit atom.
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72