Page 69 - Demo
P. 69
63LIDHJA KIMIKEi jep 2efiatom magnezi atom oksigjeni jon magneziumi, Mg21 jon oksid, O22dhe formohen[2ff8] 21 [2ff8] 2fidhe2ff8ff2 2ff6Mg O2ff 2fiMg OPërbërje të tjera jonike Natriumi është metal, ndërsa klori është jometal. Ata bashkëveprojnë dhe formojnë një përbërje jonike. Në të njëjtën mënyrë veprojnë edhe shumë metale me jometale të tjera. Në përgjithësi, metalet veprojnë me jometalet duke formuar përbërje jonike. Atomet e metaleve lëshojnë elektrone, ndërsa atomet e jometaleve i marrin ato. Jonet formojnë rrjetën kristalore. Përbërja jonike nuk ka ngarkesë të përgjithshme. Më poshtë jepen dy shembuj të tjerë.Oksidi i magnezit Atomi i magnezit ka 2 elektrone në shtresën e jashtme, ndërsa atomi i oksigjenit ka 6. Kur magnezi digjet në oksigjen, atomi i magnezit lëshon dy elektrone të shtresës së jashtme, të cilat i merr atomi i oksigjenit. Kështu, atomet e magnezit dhe të oksigjenit kthehen në jone. Për shkak të ngarkesave të kundërta, jonet tërheqin njëri-tjetrin. Këto jone lidhen duke formuar rrjetën kristalore. Përbërja jonike quhet oksid magnezidhe në formulën e saj kimike ka një jon magnez për çdo jon oksigjen. Formula kimike e kësaj përbërjeje është MgO dhe nuk ka ngarkesë të përgjithshme.Kloruri i magnezitKur magnezi digjet në klor, çdo atom magnez vepron me dy atome klor. Formohet një përbërje jonike që quhet klorur magnezi, ku çdo jon përbërës ka 8 elektrone në shtresën e jashtme. Jonet formojnë rrjetën kristalore, në të cilën raporti midis joneve është: dy jone klorur për një jon magnez. atomi i magnezit atomi i klorit2fi8fi2 2fi8fi7jon magneziumi, Mg21 2 jone klorur, Cl2dhe formohen dhe[2fi8] 2fisecili [2fi8fi8]ff2fiffffMgClCl MgClCli jep 2e2(1 për çdo atom Cl)Formula kimike e kësaj përbërjeje është MgCl2 dhe nuk ka ngarkesë të përgjithshme.!P1. Vizatoni një diagram, ku të tregoni çfarë ndodh me elektronet kur atomi i natriumit vepron me atë të klorit.2. Çfarë kuptoni me termin lidhje jonike?3. Përshkruani me fjalët tuaja strukturën e klorurit të natriumit në gjendje të ngurtë.4. Shpjegoni pse:a) ngarkesa e jonit të magnezit është 21;b) jonet magnez dhe oksigjen formojnë rrjetë kristalore;c) kloruri i magnezit nuk ka ngarkesë të përgjithshme;d) formula e klorurit të magnezit është MgCl2.Rrjeta kristalore e MgO është elektroasnjanëseNgarkesa e jonit të magnezit 21Ngarkesa e jonit oksigjen 22Ngarkesa e përgjithshme 0

