Page 70 - Demo
P. 70
645.4Jonet e 20 elementeve të para të sistemit periodikGjatë reaksioneve jo të gjitha elementet formojnë jone. Në fakt, nga 20 elementet e para të sistemit periodik, vetëm 12 prej tyre formojnë jone. Në tabelën e mëposhtme janë dhënë jonet me emrat përkatës.VIII AGrupiI A II A III A IV A V A VI A VII A 2Li1jon litiumiBe21jon beriliumiO22joni oksidF2joni fluorur 2Na1jon natriumiMg21jon magneziAl31jon aluminiS22joni sulfurCl2joni klorur 2K1jon kaliumiCa21jon kalciumielementet kalimtareH1jon hidrogjeniMbani mend: Hidrogjeni dhe metalet lëshojnë elektrone dhe formojnë jone pozitive. Joni ka të njëjtin emër me atomin. Jometalet formojnë jone negative dhe disa nga emrat e tyre mbarojnë me -ur, p.sh.: jonet fluorur, klorur, sulfur etj. Elementet që ndodhen në periodat 2 dhe 3 në grupet IV A dhe V A, nuk formojnë jone, sepse atomeve të tyre u duhet të lëshojnë apo të marrin disa elektrone (për më shumë do të mësoni në mësimet në vijim). Elementet e grupit VIII A nuk formojnë jone. Atomet e tyre e kanë shtresën e jashtme të qëndrueshme me 8 elektrone, prandaj nuk lëshojnë e as nuk marrin elektrone.Formulat kimike të përbërjeve jonike dhe emërtimi i tyrePër të emërtuar një përbërje jonike, vendosim në fillim emrin e jonit negativ plus prapashtesën përkatëse dhe pas tij, emrin e elementit që i përket joni pozitiv, për shembull:Jonet Emri i përbërjesK1 dhe F2 fluorur kaliumiCa21 dhe S22 sulfur kalciumiPër të paraqitur formulën kimike të një përbërjeje jonike ndjekim këta hapa: 1. Në fillim shkruajmë simbolin e jonit pozitiv dhe pas tij, simbolin e jonit negativ.2. Rregullojmë numrin e joneve, në mënyrë që shuma e vlerave pozitive dhe negative të ngarkesave të tyre të jetë zero.3. Shkruajmë formulën pa ngarkesat.Shembulli 11. Fluorur litiumi2. Jonet janë Li 1 dhe F 23. Duhet një jon Li 1 dhe një jon F 2që shuma e vlerave (1) dhe (2) të jetë zero4. Formula shkruhet LiFShembulli 21. Sulfur natriumi2. Jonet janë Na 1 dhe S 223. Duhen dy jone Na1 për çdo jon S22 që shuma e vlerave (1) dhe (2) të jetë zero: Na 1 Na 1 S 224. Formula shkruhet Na2S (Çfarë tregon numri 2?)LIDHJA KIMIKEJonet e thjeshta dhe jonet e përbërap Sulfati i magnezit dhe bikarbonati i natriumit (të aromatizuar) mund të përdoren në vaskat e banjës.

