Page 72 - Demo
P. 72


                                    665.5LIDHJA KIMIKELidhja kovalenteKujtojmë përse lidhen atometDimë se atomet lidhen për të pasur një shtresë të jashtme të qëndrueshme, si tek atomet e gazeve të plogëta (d.m.th. me 8 elektrone). Kur natriumi vepron me klorin, atomi i natriumit jep një elektron dhe atomi i klorit e merr atë. Kështu, ata mundësojnë formimin e shtresës së qëndrueshme në jonet e tyre, por kjo nuk është e vetmja mënyrë. Atomet mund të plotësojnë shtresën e jashtme me 8 elektrone me anë të elektroneve të përbashkëta. HidrogjeniAtomi i hidrogjenit ka vetëm një shtresë elektronike, ku ndodhet vetëm një elektron. Kjo shtresë mund të mbajë dy elektrone. Kur dy atomet e hidrogjenit afrohen mjaftueshëm, shtresat e tyre elektronike mbulojnë pjesërisht njëra-tjetrën. Në zonën e përbashkët lëvizin të dyja elektronet. Shihni diagramin e mëposhtëm.Ashtu si atomet te heliumi, edhe te hidrogjeni secili atom ka plotësuar shtresën e tij të jashtme me dy elektrone. Dy elektronet formojnë një çift elektronik të përbashkët.Formimi i molekulës së hidrogjenitÇdo atom hidrogjeni ka në bërthamë një ngarkesë pozitive. Të dyja bërthamat tërheqin elektronet e përbashkëta dhe nëpërmjet forcave tërheqëse i mbajnë atomet të lidhura. Këto forca quhen forca të lidhjes kovalente. Lidhja që realizohet me anë të çifteve elektronike të përbashkëta quhet lidhje kovalente. Lidhja kovalente quhet njëfishe, kur atomet bëjnë të përbashkët një çift elektronesh.Përbërjet kimike molekulare Dy atomet e lidhura të hidrogjenit (figura më sipër) formojnë molekulën. Molekula është një grup atomesh, të cilat lidhen me lidhje kovalente. Çdo përbërje kimike molekulare përfaqësohet nga molekula e saj. Molekula e hidrogjenit e ka formulën H2. Numri 2 tregon se në çdo molekulë ndodhen 2 atome hidrogjeni. Edhe jometale të tjera formojnë përbërje molekulare. Për shembull: jodi, I2; oksigjeni, O2; azoti, N2; klori, Cl2; squfuri, S8; fosfori, P4.Molekula që ka dy atome quhet dyatomike, domethënë jodi, oksigjeni, azoti dhe klori i kanë molekulat dyatomike. A mund të jepni dy shembuj të tjerë?H Hçift elektronesh i përbashkëtH Hatomet e hidrogjenit molekula e hidrogjenit, H2p Modeli i një molekule hidrogjeni. Molekula mund të tregohet edhe si H–H. Vija ndarëse përfaqëson lidhjen njëfishe.Grupi VIIImetalejometaletgazet e plogëtaI II V III IV VI VIIp Kur atomet e jometaleve veprojnë me njëri-tjetrin, nuk japin e as nuk marrin elektrone për të pasur një shtresë të qëndrueshme. Secili prej atomeve bën të përbashkëta aq elektrone të shtresës së jashtme, sa i duhen për të plotësuar 8 elektrone (përjashtim bën hidrogjeni). Këto atome mund të bashkojnë vetëm elektrone të shtresës së jashtme (elektronet valentore), për këtë arsye diagramet do të tregojnë vetëm këto elektrone.
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76