Page 73 - Demo
P. 73


                                    67LIDHJA KIMIKEmolekula e klorit, Cl dy atome klori 2Cl Cl Clçift i përbashkët elektronesh Cldy atome oksigjeni molekula e oksigjenit, O2O O O Ody çifte elektronesh të përbashkëtady atome azot molekula e azotit, N2N N N Ntri çifte të përbashkëta elektronesh p Modeli i molekulës së klorit.p Modeli i molekulës së oksigjenit.p Modeli i molekulës së azotit KloriPër të plotësuar shtresën e jashtme me 8 elektrone, çdo atom klor duhet të vendosë në lidhje një elektron. Kështu, lidhja kovalente midis dy atomeve të klorit ndodh si më poshtë:Duke qenë se atomet e klorit kanë të përbashkët vetëm një çift elektronesh, lidhja midis atomeve quhet lidhje kovalente njëfishe ose thjesht lidhje njëfishe, të cilën mund ta paraqesim me një vijë, p.sh.: Cl2Cl.OksigjeniAtomi i oksigjenit ka gjashtë elektrone në shtresën e jashtme. Ai vendos në lidhje dy elektrone, duke formuar kështu molekulën e oksigjenit me formulë kimike O2. Në këtë mënyrë, secili atom oksigjeni formon shtresë elektronike të jashtme të qëndrueshme me tetë elektrone.Meqenëse atomet e oksigjenit kanë të përbashkët dy çifte elektronesh, lidhja midis tyre quhet lidhje dyfishe. Shkurt mund ta paraqesim: O5O.AzotiAtomi i azotit ka pesë elektrone në shtresën e jashtme. Dy atomet e azotit bëjnë të përbashkët nga tri elektrone secili dhe formojnë molekulën me formulë kimike N2. Kështu, çdo atom ka tashmë shtresë të jashtme të qëndrueshme me tetë elektrone.Duke qenë se atomet e azotit kanë të përbashkëta tri çifte elektronesh, lidhja midis tyre quhet lidhje trefishe. Shkurt mund ta paraqesim: N N.P1. a) Emërtoni lidhjen që realizohet me anë të çifteve elektronike të përbashkëta.b) Pse atomet qëndrojnë të lidhura?2. Çfarë kuptoni me termin molekulë?3. Shkruani pesë formula molekulare, ku secila të përbëhet nga atome të të njëjtit element.4. Vizatoni një diagram për të treguar lidhjen:a) midis dy atomeve hidrogjen;b) midis dy atomeve klor.5. Shpjegoni pse lidhja në molekulën e azotit quhet lidhje trefishe.
                                
   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77