Page 74 - Demo
P. 74
685.6LIDHJA KIMIKEPërbërjet kovalentePërbërjet kovalente (molekulare)Mësuam se atomet e elementeve jometalore formojnë molekula. Po ashtu, një numër shumë i madh përbërjesh kimike janë të formuara nga molekula, të cilat përbëhen nga atome të njëjta ose të ndryshme. Në një përbërje molekulare, atomet e njëjta ose të ndryshme (sipas rastit) bëjnë të përbashkëta çifte elektronesh. Përbërjet quhen përbërje kovalente. Vëreni tre shembujt e mëposhtëm.Përbërja kovalente Përshkrimi Modeli i molekulëskloruri i hidrogjenit, HClH Clmolekula e klorurit të hidrogjenitAtomi i klorit dhe ai i hidrogjenit kanë bashkuar nga një elektron. Të dyja atomet i kanë shtresat e jashtme të qëndrueshme: 2 e2 për hidrogjenin (si atomi i heliumit) dhe 8 e2 për klorin (si atomet e gazeve të tjera të plogëta).uji, H2OOH Hmolekula e ujitAtomi i oksigjenit lidhet me secilin nga atomet e hidrogjenit me anë të një çifti elektronik të përbashkët. Të tria atomet i kanë shtresat e jashtme të qëndrueshme: 2 e2për secilin atom hidrogjeni dhe 8 epër oksigjenin.metani, CH4H HHCHmolekula e metanitAtomi i karbonit lidhet me katër atome hidrogjeni. Të katër atomet i kanë shtresat e jashtme të qëndrueshme: 2 e2për secilin atom hidrogjeni dhe 8 e2për atomin e karbonit.amoniaku, NH3H HHNmolekula e amoniakutAtomi i azotit lidhet me tri atome hidrogjen. Të katër atomet i kanë shtresat e jashtme të qëndrueshme: 2 e2 për secilin atom hidrogjeni dhe 8 e2për atomin e azotit.! Shumica e përbërjeve kimike janë molekulare …Në natyrë, shumica e elementeve jometalore gjenden në trajtë molekulare. Edhe përbërjet që ato formojnë, janë përbërje molekulare.

