Page 75 - Demo
P. 75


                                    69LIDHJA KIMIKEPërbërja kovalente Përshkrimi Modeli i molekulësmetanoli, CH3OHmolekula e metanolitHHHCHOAtomi i karbonit lidhet me tri atome hidrogjen dhe një atom oksigjen. Atomi i oksigjenit lidhet nga ana tjetër me atomin e hidrogjenit. Shtresat e jashtme elektronike të atomeve bëhen të qëndrueshme. Forma e molekulës: pak a shumë si metani, por ndryshon për shkak të pranisë së grupit OH.dioksidi i karbonit, CO2Molekula e dioksidit të karbonitO C OAtomi i karbonit lidhet me dy atome oksigjeni. Formohen dy lidhje dyfishe. Të tria atomet plotësojnë shtresat e jashtme me 8 e2, çiftet lidhëse në të dyja anët e karbonit shtyjnë njëri-tjetrin dhe forma e molekulës është lineare.O = C = O.eteni, C2H4HHCHCHmolekula e etenitTë dyja atomet e karbonit lidhen midis tyre në lidhje dyfishe dhe secili prej atomeve të karbonit lidhet në lidhje njëfishe me dy atome hidrogjen. Formula e strukturës molekulare të etenit shkruhet: CH2 = CH2 HH HHC C Forma e molekulaveÇiftet e elektroneve lidhëse shtyjnë njëri-tjetrin sa më larg që munden, duke ndikuar kështu në formën e molekulës. Le të shohim molekulën e metanit. Një atom karboni lidhet me katër atome hidrogjeni. Të katër çiftet e elektroneve shtyjnë sa më larg njëri-tjetrin, duke i dhënë molekulës formë tetraedrike. Në molekulën e ujit kemi dy çifte lidhëse dhe dy vetjake (tek oksigjeni). Ato shtyjnë njëra- tjetrën dhe bëjnë një organizim tetraedrik, por molekula e ujit ka formë këndore.PNë tabelën e mëposhtme jepen tre shembuj të tjerë përbërjesh kovalente. CHHHH109.5p Struktura e molekulës së metanit. Çdo vijë përfaqëson një lidhje. Të gjitha këndet janë njësoj. 1. a) Çarë kuptoni me termin përbërje kovalente?b) Shkruani formulat molekulare për pesë përbërje kovalente.2. Vizatoni një diagram për të treguar lidhjet në një molekulë:a) metan; b) ujë.3. Si plotësohet shtresa e jashtme elektronike e atomeve përbërëse në molekulën e amoniakut?4. Vizatoni një diagram ku të tregohen lidhjet në molekulën e dioksidit të karbonit.5. Tek eteni, lidhja midis dy atomeve të karbonit është dyfishe. Shpjegoni çfarë kuptoni me termin lidhje dyfishe. Përdorni termin çifte elektronike.
                                
   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79