Page 76 - Demo
P. 76
705.7LIDHJA KIMIKEKrahasimi i përbërjeve jonike me përbërjet kovalenteRrjetat kristalore të përbërjeve jonike dhe të përbërjeve kovalente Ndodh shpesh që metalet veprojnë me jometalet dhe japin përbërje jonike, ndërsa jometalet veprojnë me njëri-tjetrin dhe japin përbërje kovalente. Përbërjet jonike formohen nga jone me ngarkesa të kundërta, ndërsa përbërjet kovalente formohen nga molekula.Gjatë kapitullit të parë mësuam se përbërjet jonike në gjendje të ngurtë formojnë rrjeta të rregullta kristalore, në të cilat ndodhen grimca që quhen jone. Në rrjetat kristalore të përbërjeve kovalente këto grimca janë molekula. Le të krahasojmë rrjetat kristalore të përbërjeve jonike me ato molekulare. Rrjeta kristalore e një përbërjeje jonike Kloruri i natriumit është një përbërje jonike tipike.Rrjeta kristalore e një përbërjeje kovalente (molekulare) Uji është përbërje molekulare. Kur e ftohim nën 0°C, ai kthehet në akull (gjendje e ngurtë).Pra, të dyja llojet e përbërjeve që shqyrtuam, kanë strukturë kristalore të rregullt kur janë në gjendje të ngurtë. Por ato dallojnë nga njëra-tjetra në dy gjëra kryesore: Në kristalet jonike, grimcat (jonet) kanë ngarkesë dhe forcat e lidhjes midis tyre janë të forta. Në kristalet molekulare, grimcat (molekulat) nuk kanë ngarkesë dhe forcat midis tyre janë të dobëta. Për shkak të këtyre dallimeve, përbërjet e mësipërme kanë veti shumë të ndryshme, të cilat do t’i shohim më poshtë.jon natriumijon klorurNë rrjetën kristalore të klorurit të natriumit vendosen jonet (1) dhe(2). Ato lidhen fort me njëra-tjetrën nëpërmjet forcave të lidhjes jonike. Rrjeta kristalore rritet në të gjitha drejtimet, duke formuar kristale të klorurit të natriumit. Në këtë rast, një kristal është zmadhuar 35 herë.Kristalet e klorurit të natriumit janë të bardha dhe me shkëlqim. Ato përdoren në ushqim, si kripë, për t’i dhënë shije. Tek akulli, molekulat e ujit formojnë rrjetë të rregullt kristalore, por forcat ndërmjet tyre janë të dobëta.Rrjeta kristalore rritet në të gjitha drejtimet, duke formuar kristale akulli. Këto kristale akulli janë përftuar në kutitë kubike të frigoriferit. Akulli përdoret për t’i mbajtur pijet të ftohta dhe ushqimin të freskët. (Reaksionet e shpërbërjes së ushqimeve ndodhin më ngadalë, nëse ato ruhen në akull.) lidhje tëdobëtamolekulauji! Kristalet Nga vendosja e rregullt e grimcave në rrjetën kristalore formohen gjithmonë kristale. Grimcat që formojnë rrjetën kristalore mund të jenë atome, jone ose molekula.

