Page 77 - Demo
P. 77


                                    71P1. Përbërjet jonike dhe kovalente në gjendje të ngurtë formojnë rrjeta të rregullta kristalore. Shpjegoni me fjalët tuaja se çfarë do të thotë kjo.2. Emërto grimcat që formojnë rrjeta kristalore në:a) përbërjet jonike; b) përbërjet kovalente.3. Në gjendje të ngurtë, kloruri i natriumit nuk e përcjell rrymën elektrike, ndërsa i tretur në ujë, e përcjell atë. Shpjegoni pse ndodh kjo.4. Një përbërje shkrin në 208C. a) Çfarë lloj strukture mendoni se ka kjo përbërje? Argumentoni përgjigjen. b) A mund ta përcjellë rrymën elektrike ajo në 25°C? Jepni një arsye.5. Përshkruani vendosjen e molekulave te akulli. Si do të ndryshojë vendosja e tyre nëse akulli nxehet?LIDHJA KIMIKEVetitë e përbërjeve jonike1. Përbërjet jonike kanë pika shkrirjeje dhe vlimi të larta.Për shembull: Kjo ndodh për shkak të fortësisë së lidhjes jonike. Prishja e lidhjeve jonike të një rrjete kristalore kërkon shumë energji, prandaj përbërjet jonike janë të ngurta në temperaturë të zakonshme.  Oksidi i magnezit ka pikë shkrirjeje dhe vlimi shumë më të lartë se kloruri i natriumit. Kjo ndodh sepse jonet e tij kanë dyfishin e ngarkesës, (krahasoni jonet Mg21 dhe O22 me jonet Na1 dhe Cl2), si rrjedhojë, lidhjet midis joneve Mg21 dhe O22 janë më të forta.2. Në përgjithësi, përbërjet jonike janë të tretshme në ujë.Molekulat e ujit janë të afta të tërheqin dhe të ndajnë jonet nga njëri-tjetri, kur një përbërje jonike tretet në ujë. Më pas, ato rrethohen nga molekulat e ujit.3. Shkrirjet dhe tretësirat ujore të përbërjeve jonike përcjellin rrymën elektrike.Në gjendje të ngurtë, përbërjet jonike nuk e përcjellin rrymën elektrike. Kur shkrijnë ose treten në ujë, jonet e tyre lëvizin lirisht dhe, duke qenë se janë grimca me ngarkesë, e përcjellin rrymën elektrike.Vetitë e përbërjeve kovalente1. Përbërjet kovalente kanë pika shkrirjeje dhe vlimi të ulëta.Për shembull: Kjo ndodh sepse forcat tërheqëse midis molekulave janë të dobëta. Për të prishur rrjetën kristalore dhe për të ndarë molekulat nga njëra-tjetra nuk nevojitet shumë energji. Kjo shpjegon edhe arsyen përse shumë përbërje kovalente janë në gjendje të lëngët ose të gaztë në temperaturë të zakonshme dhe përse shumë prej tyre janë flurore (të avullueshme).2. Në përgjithësi, përbërjet kovalente nuk treten në ujë.Ato treten në disa tretës të tjerë, si për shembull në tetraklorometan. 3. Përbërjet kovalente nuk e përcjellin rrymën elektrike.Ato përbëhen nga grimca pa ngarkesë, prandaj nuk mund të jenë përcjellës të rrymës elektrike.Përbërja Pika e shkrirjes / °C Pika e vlimit/ °CKlorur natriumi, NaCl 801 1413Oksid magnezi, MgO 2852 3600Përbërja Pika e shkrirjes / °C Pika e vlimit / °Coksidi i karbonit, CO 2199 2191hekzani, C6H14 295 69p Oksidi i magnezit përdoret për të veshur furrnaltat ku përftohet çeliku, sepse ka pikë shkrirjeje të lartë: 2852°C. (Ndërsa hekuri shkrin në 1538°C.)p Kur nafta digjet në një sasi të kufizuar oksigjeni, formohet oksid karboni, i cili është helmues.
                                
   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81