Page 78 - Demo
P. 78


                                    725.8Jo të gjitha përbërjet e ngurta kovalente janë molekulareNë tabelën e mëposhtme jepen disa përbërje kovalente në gjendje të ngurtë. Në të gjitha këto përbërje atomet janë të lidhura me anë të lidhjeve kovalente. Shohim pikat e tyre të shkrirjes. Çfarë tregojnë ato?Tri përbërjet e para formojnë rrjeta kristalore, ku molekulat lidhen me forca të dobëta, prandaj ato shkrijnë lehtë në temperatura të ulëta. Diamanti dhe dioksidi i silicit janë ndryshe. Pikat e tyre të shkrirjes tregojnë se ato nuk janë përbërje të ngurta që formojnë rrjeta të dobëta kristalore. Në fakt, ato ekzistojnë në formën e rrjetave kristalore kovalente. Diamanti: një strukturë kristalore kovalenteAi përbëhet nga atome karboni që ndodhen në nyjat e një rrjete kristalore tepër të fortë.Vetitë e diamantit1. Është shumë i fortë, sepse formon katër lidhje të forta kovalente me energji të njëjtë. Në fakt, është substanca më e fortë nga gjithë të tjerat.2. Për shkak të lidhjeve të forta dhe vendosjes së baraslarguar të atomeve të karbonit nga njëri tjetri, ai ka pikë shumë të lartë shkrirjeje: 3550°C.3. Nuk e përcjell rrymën elektrike, sepse nuk formon jone dhe nuk ka elektrone të lira si metalet.Dioksidi i silicit është i ngjashëm me diamantinDioksidi i silicit (SiO2) gjendet te kuarci (në rërë). Ashtu si diamanti, edhe ky formon një strukturë makromolekulare kovalente, ku çdo atom silic lidhet me katër atome oksigjeni dhe çdo atom oksigjen lidhet me dy atome silici. Të gjitha lidhjet janë kovalente dhe, si rezultat formohet një strukturë shumë e fortë kristalore, e cila shkrin në 1710°C.Substanca Pika e shkrirjes/ °CAkulli H2O 0Fosfori P4 44Squfuri S8 115Dioksidi i silicit, SiO2 1710Karboni (si diamant) C 3550LIDHJA KIMIKEStrukturat makromolekulare kovalenteatomi qendrorformon katër lidhjeforma e molekulësështë tetraedrikeCCCCClidhje kovalente(të forta)Çdo atom karboni formon lidhje kovalente me katër atome të tjera karboni. Miliona atome karboni lidhen bashkë dhe formojnë rrjetën kristalore kovalente. Kjo tregon vetëm një pjesë të vogël të saj. Formohen kristale diamanti. Ky këtu është prerë, i është dhënë forma dhe është pastruar që të shkëlqejë. atomoksigjeniatomsilicip Dioksidi i silicit përbëhet nga dy atome oksigjeni dhe një atom silici. Miliarda atome lidhen kështu bashkë, duke formuar një strukturë makromolekulare. p Diamanti është mjaft i fortë dhe përdoret në dhëmbëzat e frezave që presin gurët..
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82