Page 79 - Demo
P. 79
73Grafiti, një strukturë gjigante kovalente, e ndryshme nga diamantiAshtu si diamanti, edhe grafiti përbëhet nga atome karboni. Kjo dukuri quhet alotropi, sepse formohen dy substanca të thjeshta nga i njëjti element. Diamanti dhe grafiti janë forma alotropike të elementit karbon. Diamanti është i fortë, ndërsa grafiti është i butë. Kjo vjen si rezultat i strukturave të tyre, të cilat janë shumë të ndryshme.Vetitë e grafitit:1. Ndryshe nga diamanti, grafiti është i butë dhe i rrëshqitshëm. Kjo ndodh sepse shtresat mund të rrëshqasin njëra ndaj tjetrës shumë lehtë.2. Në dallim nga diamanti, grafiti është përcjellës i mirë i rrymës elektrike. Kjo ndodh sepse çdo atom karboni ka katër elektrone në shtresën e jashtme, por krijon vetëm tri lidhje. Elektroni i katërt lëviz lirisht dhe, duke qenë se ka ngarkesë, bën që grafiti të përcjellë rrymën elektrike. Përdorimet e diamantit, grafitit dhe dioksidit të silicitPër shkak të vetive të ndryshme që kanë, edhe përdorimet e tyre janë të ndryshme. Për më shumë shihni tabelën e mëposhtme.Substanca Vetitë Përdoret diamanti Është substanca më e fortë. në mjete për shpime dhe prerjeNuk e përcjell rrymën elektrike.Shkëlqen kur pritet. në stoli të ndryshmegrafiti Është i butë dhe rrëshqitës. si lubrifikant për motorët dhe bravatKa ngjyrë gri të errët në të zezë. për lapsa ‘ngjyrë plumbi’ (i përzier me argjilë)E përcjell rrymën elektrike. për elektroda dhe për furçat te gjeneratorëtdioksidi i silicit Është i fortë, mund të gërvishtë objekte të ndryshme.në përgatitjen e letrës smerilDisa forma të tij janë të tejdukshme. për syze dhe lenteKa pikë shkrirje të lartë. në tullat që veshin furrnaltatP1. Etanoli shkrin në –114°C. A formon ai strukturë makromolekulare? Shpjegoni pse.2. Diamanti dhe grafiti janë forma alotropike të elementit karbon. Çfarë kuptoni me këtë term?3. Pse diamanti quhet substanca më e fortë?4. Pse diamanti dhe grafiti shfaqin veti të ndryshme? Vizatoni diagrame që mund t’ju ndihmojnë në dhënien e përgjigjes.5. a) Ku gjendet dioksidi i silicit?b) Diamanti dhe dioksidi i silicit kanë disa veti të përbashkëta. Cilat janë ato?c) Shpjegoni pse kanë veti të përbashkëta.6. a) Dioksidi i silicit ka pikë të lartë shkrirjeje. Pse?b) Pika e shkrirjes së dioksidit të silicit nuk është aq e lartë sa ajo e diamantit. Si e shpjegoni këtë?LIDHJA KIMIKEC CCC CCC CC CC Clidhje e dobëtlidhje kovalente(e fortë)Te grafiti, çdo atom karboni formon lidhje kovalente me tri atome të tjera. Formohen unaza gjashtëkëndëshe.Gjashtëkëndëshet formojnë shtresa të rrafshëta, që vendosen mbi njëratjetrën dhe kanë lidhje të dobët midis tyre.Strukturën shtresore të grafitit mund ta shohim shumë qartë me mikroskop. p Përveç lëndës drusore, lapsi i plumbit përbëhet nga përzierja e grafitit me argjilën.

