Page 8 - Demo
P. 8
1.1Grimcat ndodhen kudoShkëmbinjtë, ajri dhe uji, megjithëse duken shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, kanë diçka të përbashkët: përbëhen prej pjesëzash shumë të vogla, të cilat i quajmë grimca. Gjithçka rreth nesh përbëhet nga grimcat, madje edhe njeriu.Te të gjitha substancat e ngurta grimcat nuk mund të lëvizin lirisht, por te lëngjet dhe gazet, ato lëvizin pa ndërprerje duke u përplasur me njëra-tjetrën.Prova e polenitPara shumë shekujsh, njerëzit kuptuan që uji dhe ajri përbëhen nga grimca të vogla. Por, meqë këto grimca nuk mund t’i shihnin, nuk dinin si ta provonin këtë gjë. Në vitin 1827, botanisti Robert Braun vuri re diçka të çuditshme. Teksa vëzhgonte me mikroskop polenin e luleve në ujë, ai pa se grimcat e polenit kërcenin nga njëri vend në tjetrin. Ato nuk ishin të gjalla, kështu që, si ka mundësi që lëviznin?Përgjigjen e dha Albert Ajnshtajni, 78 vjet më pas. Grimcat e polenit lëviznin për shkak të goditjeve që merrnin nga grimcat e padukshme të ujit. Kjo ishte një provë që tregonte se edhe uji përbëhet prej grimcash.Lëvizja braunianeLëvizja e çrregullt e grimcave, e parë me sy të lirë apo me mikroskop, quhet lëvizje brauniane. Grimcat lëvizin me zigzage, sepse marrin goditje nga të gjitha anët. (Shikoni vizatimin djathtas.) Prova të tjeraTashmë është fakt i pranuar se materia përbëhet nga grimca. Shumë prej tyre janë aq të vogla, saqë nuk shihen as me mikroskop. Për këtë pohim ekzistojnë shumë prova. Le të shohim disa prej tyre.Jashtë laboratoritp Gjithçka përbëhet nga grimcat.2. Gjatë gatimit përhapen aroma. Grimcat e tyre të vogla goditen nga grimcat e ajrit dhe përhapen kudo. Ky është një shembull i shpërhapjes (shih faqen pasardhëse). Disa prej tyre përfundojnë në hundën tonë!1. Në një dhomë të ndriçuar nga dielli, shpesh vëmë re grimcat e pluhurit që duket sikur vallëzojnë në ajër. Kjo ndodh sepse ato goditen nga grimca shumë të vogla që lëvizin në ajër. Ky është një shembull i lëvizjes brauniane.p Lëvizje e çrregullt e grimcës, e cila u vëzhgua nga Brauni.GJENDJET E LËNDËS2Gjithçka përbëhet nga grimcat

