Page 80 - Demo
P. 80


                                    745.9LIDHJA KIMIKELidhja metaloreTë dhëna për pikat e shkrirjesNë tabelën e mëposhtme jepen pikat e shkrirjes së disa substancave. Le t’i krahasojmë ato.Tabela tregon qartë se: substancat molekulare e kanë pikën e shkrirjes të ulët, sepse forcat midis molekulave në rrjetat e tyre kristalore janë të dobëta. rrjetat kristalore, si kloruri i natriumit dhe diamanti, e kanë pikën e shkrirjes shumë më të lartë, sepse lidhjet midis joneve ose atomeve brenda rrjetave të tyre kristalore janë shumë të forta. Le të shqyrtojmë metalet. Çdo metal ka pikë shumë të lartë shkrirjeje, shumë më të lartë se dioksidi i karbonit apo uji. Kjo e dhënë na shtyn të mendojmë se edhe ata mund të formojnë struktura gjigante. Në fakt, siç do ta shohim më poshtë, kjo është më se e vërtetë. Struktura e metaleveTe metalet, atomet vendosen njëri pas tjetrit në mënyrë të rregullt dhe formojnë rrjetën kristalore. Lidhjet e forta midis atomeve bëjnë të mundur që elektronet e shtresës së jashtme të çdo atomi të lëvizin lirisht dhe të formohet një rrjetë kristalore me jone në nyjat e saj, të zhytura në një “det” elektronesh. Shohim bakrin:Struktura e rrjetës Shembuj Pika e shkrirjes /°Cmolekulare dioksidi i karbonit uji256 0kristalore jonike kloruri i natriumitoksidi i magnezit801 2852kristalore kovalente diamantidioksidi i silicit 3550 1610metalore hekuribakri1535 1083joni i bakrit, Cu2+ elektron i lirë2+ 2+ 2+ 2+ 2+2+ 2+ 2+ 2+ 2+2+ 2+ 2+ 2+ 2+Jonet e bakrit qëndrojnë të lidhura fort, si pasojë e forcave tërheqëse që krijohen midis joneve bakër dhe elektroneve të lira. Kjo lloj lidhjeje quhet lidhje metalore.Vendosja e rregullt e joneve çon në formimin e kristaleve të bakrit.Këto kristale në një copë bakri janë zmadhuar 1000 herë. (Janë të gjitha në kënde të ndryshme.)Kristalet e bakrit quhen kokrriza. Një copë bakri si kjo përbëhet nga miliona kokrriza të bashkuara. Ato shihen me mikroskop. Lidhja që realizohet midis joneve të metalit dhe elektroneve të lira quhet lidhje metalore. Ky përkufizim vlen për të gjitha metalet. Jonet e tyre qëndrojnë të lidhura në rrjetë, si pasojë e forcave të mëdha tërheqëse që kanë ndaj elektroneve të lira. Duke qenë se jonet e tyre vendosen sipas një forme gjeometrike tredimensionale, metalet janë kristalore. p Pajisje laboratorike shkollore për matjen e pikës së shkrirjes. Aty substanca mund të nxehet deri në 300°C, ndaj nuk duhet të përdoret për klorurin e natriumit.! Elektronet e çlokalizuara (të lira)Elektronet që lëvizin lirisht në rrjetën metalore nuk kanë lidhje me asnjë jon, për këtë arsye ato quhen të çlokalizuara.
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84