Page 81 - Demo
P. 81


                                    75P1. Përshkruani me fjalët tuaja strukturën e një metali.2. Çfarë kuptoni me termin lidhje metalore?3. Po me farkëtim?4. Shpjegoni pse metalet mund të telëzohen pa u thyer.5. a) Shpjegoni pse metalet mund të përcjellin rrymën elektrike.b) A e përcjellin rrymën elektrike metalet kur janë në gjendje të shkrirë? Argumentoni përgjigjen.6. Meqenëse metalet petëzohen, disa prej tyre i përdorim për të prodhuar enë kuzhine. Jepni dy shembuj të tjerë të përdorimit të metaleve, i cili bazohet në:a) aftësinë e tyre për t’u farkëtuar; b) elasticitetin e tyre; c) aftësinë e tyre për të përcjellë rrymën elektrike.7. Mërkuri formon jone me ngarkesë 21. Ai ngrin në 239°C. Vizatoni një diagram për të treguar strukturën e mërkurit në gjendje të ngurtë (mund të merrni informacione edhe nëpërmjet internetit). LIDHJA KIMIKEVetitë kryesore të metaleve1. Në përgjithësi, metalet kanë vlera të larta të pikave të shkrirjes.Për të prishur lidhjet e forta metalore në rrjetën kristalore të një metali nevojitet shumë energji. Bakri shkrin në 1083°C dhe nikeli në 1455°C, (ka dhe përjashtime: natriumi shkrin në 98°C, mërkuri shkrin në –39°C, pra është i lëngshëm në temperaturë të zakonshme etj.).2. Metalet petëzohen dhe telëzohen (janë të farkëtueshme)I petëzueshëm do të thotë që një metal mund të shtypet dhe të marrë forma, ndërsa i farkëtueshëm, që ai mund të bëhet tel. Kjo ndodh sepse shtresat mund të shkasin mbi njëra-tjetrën. Metalet kanë veti elastike. Diagrami i mëposhtëm përfaqëson një rrjetë metalore. Shtresat mund të shkasin pa e prishur lidhjen metalore, sepse edhe elektronet lëvizin lirisht.3. Metalet janë përcjellëse të mira të nxehtësisë. Kjo ndodh sepse gjatë nxehjes, elektronet e lira marrin energji termike dhe lëvizin më shpejt. Ato e përcjellin shpejt nxehtësinë përmes strukturës së metalit.4. Metalet janë përcjellëse të mira të rrymës elektrike.Kjo ndodh sepse elektronet e lira që lëviznin nëpër rrjetën kristalore, fillojnë të bëjnë lëvizje të drejtuar kur në metal kalon rrymë elektrike. Nga të gjitha metalet, argjendi është përcjellësi më i mirë. Pas tij vjen bakri, i cili përdoret më shumë se argjendi sepse kushton më pak. + + + + ++ + + + ++ + + + +metalishtypet+ + + + ++ + + + ++ + + + + shtresatshkasinlëvizja e elektroneve+ + + + ++ + + + ++ + + +p Metalet: petëzohen, telëzohen, kanë shkëlqim, madje shpesh mahnitës, sikurse ky byzylyk argjendi. p Përse janë përdorur metalet që shihni në këtë fotografi?
                                
   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85