Page 82 - Demo
P. 82


                                    76 Kontrolli i kapitullit 5Pyetje dhe ushtrimeNjohuritë bazë1. Jepen numrat atomikë të elementeve litium (Z=3) dhe fluor (Z= 9)a) Sa elektrone ndodhen në atomin e litiumit? Vizatoni diagramin e strukturës elektronike të tij.b) Si e plotëson atomi i një metali shtresën e jashtme me 8 elektrone?c) Vizatoni diagramin e jonit të litiumit. Shkruani simbolin e tij duke shënuar ngarkesën.d) Sa elektrone ndodhen në atomin e fluorit? Vizatoni diagramin e strukturës së tij elektronike.e) Si kthehet në jon atomi i një jometali?f) Vizatoni diagramin e jonit të fluorit. Shkruani simbolin e tij duke shënuar ngarkesën.g) Tregoni me anë të një diagrami bashkëveprimin e atomit të litiumit me atë të fluorit. h) Shkruani me fjalë reaksionin e bashkëveprimit të litiumit me fluorin. 2. Në këtë diagram paraqitet molekula e një përbërjeje kimike në gjendje të gaztë.a) Shkruani formulën kimike të përbërjes dhe emërtojeni atë.b) Çfarë përfaqësojnë pikat në diagram? Po tri çiftet e pikave?c) Çfarë lloji janë lidhjet që realizohen midis atomeve në këtë molekulë?d) Jepni një tjetër shembull që ka të njëjtin lloj lidhjeje. 3. Bromuri i hidrogjenit është substancë kimike, që përmban një atom hidrogjen dhe një atom brom. Të dyja atomet lidhen ashtu si te kloruri i hidrogjenit. Bromuri i hidrogjenit shkrin në -287°C dhe vlon në -267°C.a) Cila është gjendja fizike e bromurit të hidrogjenit në temperaturë dhome?  a) e ngurtë; b) e lëngshme; c) e gaztë. b) A formon rrjetë kristalore bromuri i hidrogjenit? Shpjegoni pse.c) i. Cili është lloji i lidhjes që formohet ndërmjet atomit të hidrogjenit dhe atij të bromit në bromurin e hidrogjenit? ii. Vizatoni një diagram të lidhjes ndërmjet atomeve, ku të tregohen vetëm elektronet e shtresës së jashtme.d) Shkruani formulën e bromurit të hidrogjenit.e) i. Jepni dy shembuj që kanë të njëjtin lloj lidhjeje me atë të bromurit të hidrogjenit. ii. Shkruani formulat për këto dy përbërje.Përmbajtja e programit bërthamëNjohuritë bazë: shpjegoni ndryshimin midis:– një elementi kimik dhe një përbërjeje kimike,– një përbërjeje kimike dhe një përzierjeje; dalloni një ndryshim kimik nga ai fizik ose tregoni se cilat janë shenjat e një ndryshimi kimik; shpjegoni pse:– atomet e elementeve të Grupit VIII A nuk formojnë lidhje,– atomet e elementeve të tjera formojnë lidhje; shpjegoni ndryshimin ndërmjet një lidhjeje jonike dhe një lidhjeje kovalente; vizatoni një diagram për të treguar se si formohet lidhja jonike ndërmjet atomeve të natriumit dhe klorit; shpjegoni çfarë kuptoni me termin molekulë; shpjegoni pse jometalet formojnë lidhje kovalente me njëri-tjetrin; vizatoni diagrame për të treguar formimin e lidhjeve kovalente te:hidrogjeni klori ujimetani kloruri i hidrogjenit amoniaku ndërtoni një tabelë, ku të tregoni si ndryshojnë këto veti për përbërjet jonike dhe molekulare: a) pika e shkrirjes, b) pika e vlimit, c) tretshmëria, d) aftësia për të përcjellë rrymën elektrike;  përshkruani strukturat gjigante kovalente të grafitit dhe të diamantit dhe vizatojini ato; shpjegoni se si ndryshimet në strukturën e rrjetës kristalore të diamantit dhe të grafitit përcaktojnë përdorimet e tyre. Jepni shembuj. jepni shembuj të tjerë të realizimit të lidhjes jonike midis metaleve dhe jometaleve;  përshkruani strukturën e rrjetës kristalore në një përbërje jonike; përcaktoni formulat kimike të disa përbërjeve jonike, bazuar në ngarkesat e joneve të tyre; vizatoni diagrame, ku të tregoni lidhjet kovalente tek azoti, oksigjeni, dioksidi i karbonit dhe eteni; përshkruani si realizohet lidhja metalore dhe vizatoni modelin e saj; shpjegoni se si aftësitë e metaleve për t’u telëzuar, petëzuar, për të përcjellë nxehtësinë dhe rrymën elektrike, mundësohen nga struktura e rrjetës kristalore dhe lidhjet në të; vizatoni strukturën e rrjetës kristalore të dioksidit të silicit;  shpjegoni pse kuarci dhe diamanti janë të ngjashëm; jepni shembuj të përdorimit të dioksidit të silicit.H H NHLIDHJA KIMIKE
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86