Page 83 - Demo
P. 83


                                    774. Në tabelën e mëposhtme janë dhënë vetitë e substancave nga A në G.Substanca Pika e shkrirjes / °CPërcjellshmëria elektrikeTretshmëria në ujëe ngurtë e lëngëtA –112 e dobët e dobët nuk tretetB 680 e dobët e mirë tretetC –70 e dobët e dobët nuk tretetD 1495 e mirë e mirë tretetE 610 e dobët e mirë nuk tretetF 1610 e dobët e dobët tretetG 660 e mirë e mirë nuk treteta) Cilat nga këto substanca janë metale? Argumentoni përgjigjen tuaj.b) Cilat nga substancat janë përbërje jonike?c) Dy nga substancat kanë vlerë shumë të ulët të pikës së shkrirjes, krahasuar me të tjerat. Shpjegoni pse këto nuk mund të jenë përbërje jonike.d) Dy prej tyre formojnë rrjeta molekulare. Cilat janë ato? e) i. Cila substancë ka strukturë gjigante kovalente? ii. Si emërtohet ndryshe kjo lloj strukture?f) Shkruani emrin e lidhjes që përcaktuat për secilën nga substancat: i. B ii. C iii. E iv. FNjohuri të thelluara5. Nga veprimi i aluminit me azotin formohet përbërja jonike e quajtur nitrur alumini. Diagrami i mëposhtëm tregon shpërndarjen e elektroneve për dy elementet. AI Na) Përgjigjuni pyetjeve për atomin e aluminit: i. Jep apo merr elektrone për t’u kthyer në jon? ii. A formon jon pozitiv apo negativ? iii.Çfarë ngarkese ka joni i aluminit? iv. Sa elektrone jep atomi i aluminit? b) Për atomin e azotit.c) i. Ndërtoni diagramet e shpërndarjes së elektroneve për jonin e aluminit dhe atë të azotit.  ii. Çfarë vini re në secilin diagram? Shpjegoni ndryshimet midis tyre.d) Cili nga jometalet e tjera do të formonte përbërje jonike me aluminin, ashtu si azoti?6 Silici ndodhet në grupin e IVA, poshtë karbonit, në sistemin periodik. Në tabelën e mëposhtme po japim disa të dhëna:Substanca Simboli oseformulaPika e shkrirjes/ °CPika e vlimit / °Ckarbon C 3730 4530silic Si 1410 2400dioksid karboni CO2 (sublimes at 2788C)dioksid siliciumi SiO2 1610 2230a) Në cilën gjendje janë dy elementet në temperaturë të zakonshme (20 °C)?b) Ç’lloj rrjete kristalore formojnë atomet e karbonit te diamanti: gjigante kovalente apo molekulare?c) Ç’lloj rrjete kristalore formon dioksidi i silicit (te kuarci)? d) Cila është gjendja fizike e secilit prej dy oksideve në temperaturë të zakonshme?e) Ç’lloj rrjete kristalore formon dioksidi i karbonit?f) A ka të njëjtën strukturë të rrjetës kristalore dioksidi i silicit me dioksidin e karbonit? Si mund ta provoni?7. Në diagramin e mëposhtëm paraqitet struktura e rrjetës kristalore të sulfurit të zinkut.joni i sulfurit, S2fijoni i zinkut, Zn2ffa) Çfarë përfaqëson diagrami: strukturë gjigante apo molekulare?b) Cili është lloji i lidhjes që realizohet te sulfuri i zinkut?c) Shihni me kujdes strukturën e sulfurit të zinkut. i. Sa jone sulfur lidhen me një jon zink? ii. Sa jone zink lidhen me një jon sulfur?d) i. Bazuar në pikën c, përcaktoni formulën e sulfurit të zinkut. ii. A është formula në përputhje me ngarkesat e dy joneve? Shpjegoni përgjigjen tuaj.e) Jepni emrin e një metali dhe të një jometali tjetër, të cilët mund të formojnë një përbërje me formulë të ngjashme me nitrurin e aluminit.8. Bazuar në strukturën dhe lidhjet midis grimcave brenda rrjetës kristalore mund të shpjegojmë vetitë e metaleve.a) Përshkruani lidhjen metalore te metalet.b) Përdorni njohuritë mbi lidhjet metalore për të shpjeguar pse metalet: i. janë përcjellës të mirë të rrymës elektrike; ii. janë të farkëtueshëm dhe plastikë.LIDHJA KIMIKE
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87