Page 84 - Demo
P. 84
786.1Emërtimi i disa përbërjeve kimikeShumë përbërje kimike përbëhen nga atome të dy elementeve. Nëse njohim emrat e elementeve, ne mund t’i emërtojmë ato duke ndjekur këto rregulla: kur një përbërje kimike përmban një atom metal dhe një atom jometal: – në fillim lexohet emri i jometalit duke i shtuar prapashtesën –ur ose –id;– më pas vendoset emri i metalit.Shembuj: klorur natriumi, sulfur hekuri, oksid magnezi. Kur një përbërje përmban atome të dy jometaleve:– në fillim lexohet emri i jometalit më aktiv;– më pas vendoset emri i jometalit më pak aktiv. Shembuj: klorur hidrogjeni, dioksid karboni.Disa përbërje kimike kanë emra “të zakonshëm”, si për shembull: uji, metani amoniaku etj. Kujtoni dhe shkruani formulat e tyre.Përcaktimi i formulës kimike të një përbërjeje, bazuar në strukturën e rrjetës së saj kristalorePërveç emrit të saj, çdo përbërje përfaqësohet me anë të formulës kimike. Formula kimike përbëhet nga një grup simbolesh të elementeve, të cilat vendosen sipas një rregulli (shpesh kanë edhe numra). Formula kimike e një përbërjeje kimike varet nga struktura e saj. Për shembull: p Përbërja kimike më e përhapur është uji. Trupi ynë përmban afërsisht 75% ujë. Cilat janë elementet përbërëse të molekulës së ujit?Le të shohim ndryshimet: Në struktura gjigante jonike, si te kloruri i natriumit, apo gjigante kovalente, si te dioksidi i silicit, formula kimike tregon raportin më të thjeshtë numerik midis joneve apo atomeve përbërëse. Në një përbërje molekulare, formula kimike tregon saktësisht numrin dhe llojin e atomeve që lidhen së bashku në çdo molekulë.ValencaPër të ndërtuar formulën kimike të një përbërjeje nuk është e nevojshme të ndërtohen diagramet e atomeve të saj përbërëse, mjafton të dimë valencat e tyre. Me valencë të një elementi kuptojmë aftësinë që kanë atomet e tij për t’u lidhur me një numër të caktuar atomesh të një elementi tjetër. Valenca përcaktohet nga numri i elektroneve që atomi përdor për të formuar lidhje kimike me atomet e tjerë.Për elementet që ndodhen në grupet A, elektronet e shtresës së jashtme quhen elektrone valentore.atom siliciumiatom oksigjeniDioksidi i silicit formon një strukturë gjigante, ku raporti midis atomeve të silicit me atomet e oksigjenit është 1:2 dhe formula e tij është SiO2.Kloruri i natriumit formon një strukturë gjigante, ku raporti midis joneve natrium me jonet klorur është 6:6 ose 1:1. Formula e tij kimike është NaCl.jon natriumi jon klorurUji përbëhet nga molekula, ku një atom oksigjen lidhet me dy atome hidrogjeni dhe formula e tij është H2O.LIGJI I RUAJTJES SË MASËS DHE BARAZIMET KIMIKEEmërtimi i disa përbërjeve kimike

