Page 85 - Demo
P. 85


                                    79p Sulfuri i hidrogjenit është një gaz pa ngjyrë, shumë helmues dhe ka erën e vezës së prishur.Shihni tabelën e mëposhtme.Elementet Elektronet valentore Valencae elementitShembuj përbërjesh(ato me blu janë përbërje molekulare)Grupi I A 1 elektron I klorur natriumi, NaClGrupi II A 2 elektrone II klorur magnezi, MgCl2Grupi III A 3 elektrone III klorur alumini, AlCl3Grupi IV A 4 elektrone II, IV metan, CH4Grupi V A 5 elektrone III, V amoniak, NH3Grupi VI A 6 elektrone II, IV, VI oksid magnezi, MgO; ujë, H2OGrupi VII A 7 elektron I, III, V, VII klorur natriumi, NaCl; klorur hidrogjeni, HClGrupi VIII A (nuk formon përbërje kimike) – asnjëhidrogjen 1 elektron I bromur hidrogjeni, HBrelementet kalimtare numër të ndryshëm elektronesh valenca e ndryshueshme klorur hekuri(II), FeCl2; klorur hekuri(III), FeCl3klorur bakri(I), CuCl; klorur bakri(II), CuCl2Shkrimi i formulave kimike bazohet në valencat e elementevePër të shkruar formulën kimike të një përbërjeje që ka dy elemente përbërëse, ndjekim këta hapa:1. shkruajmë njëri pas tjetrit simbolet e elementeve;  (zakonisht simboli i parë duhet të jetë i elementit që ndodhet më majtas në sistemin periodik, por ka dhe përjashtime);2. shkruajmë valencat sipër simboleve të elementeve; 3. kryqëzojmë valencat, në mënyrë që valenca e elementit të parë të jetë numri i atomeve të elementit të dytë dhe anasjellas. Numrat e atomeve të çdo elementi vendosen poshtë, djathtas simbolit të tij.Shembulli 1 Si shkruhet formula e sulfurit të hidrogjenit?1. Shënojmë njëri pas tjetrit simbolet e elementeve hidrogjen dhe squfur.2. Shkruajmë valencat sipër simboleve: I IIH S3. Kryqëzojmë valencat dhe formula kimike e sulfurit të hidrogjenit është H2S.Shembulli 2 Si shkruhet formula e oksidit të aluminit?1. Shkruajmë simbolet e elementeve alumin dhe oksigjen.2. Vendosim sipër simboleve valencat e elementeve:III II Al O3. Kryqëzojmë valencat dhe formula e kësaj përbërjeje është Al2O3.Shkrimi i formulave kimike të përbërjeve jonikeNë një përbërje jonike, shuma e ngarkesave të joneve të saj duhet të jetë zero. Formula kimike e saj shkruhet duke barazuar ngarkesat pozitive dhe negative të joneve që e përbëjnë. Për të mësuar më shumë rreth kësaj, referojuni temës 5.4.PPër t’iu përgjigjur kërkesave të mëposhtme mund të shihni sistemin periodik në faqen 27. 1. Shkruani emrin kimik të ujit (fillon me emrin që ka prapashtesën -id).2. Emërtoni përbërjet që përmbajnë vetëm këto elemente:a) natrium dhe fluor; b) fluor dhe hidrogjen;c) squfur dhe hidrogjen; d) brom dhe berilium.3. Pse dioksidi i silicit e ka formulën SiO2?4. Cila nga formulat e mëposhtme kimike është e saktë? Nëse asnjëra nuk është e saktë, shkruajini si duhet ato.a) HBr2 b) ClNa c) Cl3Ca d) Ba2O5. Shkruani formulën e saktë për jodurin e bariumit.6. Shkruani formulën kimike të përbërjes së përftuar nga bashkëveprimi i fosforit me klorin. Emërtojeni përbërjen.LIGJI I RUAJTJES SË MASËS DHE BARAZIMET KIMIKE
                                
   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89