Page 86 - Demo
P. 86


                                    806.2O O O O1 atom karbon fi1 molekulë oksigjen 1 molekulë dioksid karboniH H H H H O O O OH H H2 molekula hidrogjeni 1 molekulë oksigjen 2 molekula ujëfi! ShënimMe substanca nistore, reaktantë apo reagentë kuptojmë të njëjtën gjë. Çdo reaksion ka dy anë të lidhura me një shigjetë.p Energjia që çlirohet nga reaksioni midis hidrogjenit dhe oksigjenit është aq e madhe, sa përdoret për ngritjen e raketave në ajër. Reaktantët, në gjendje të lëngët, mbahen në cisternat e karburantit. LIGJI I RUAJTJES SË MASËS DHE BARAZIMET KIMIKEBarazimet kimikeReaksionet kimike shkruhen me fjalë ose me anë të simboleve dhe formulave kimike.1. Reaksioni i bashkëveprimit të karbonit me oksigjenin Kur karboni vepron me oksigjenin, përftohet dioksidi i karbonit. Karboni dhe oksigjeni quhen substancat nistore (reaktantë), ndërsa dioksidi i karbonit quhet substancë produkt. Reaksionin mund ta shkruajmë duke përdorur një diagram si ky më poshtë: ose thjesht me fjalë:karbon 1 oksigjen dioksid karboniose duke përdorur simbolet dhe formulat kimike: C 1 O2 CO22. Reaksioni i bashkëveprimit të hidrogjenit me oksigjenin Kur hidrogjeni vepron me oksigjenin, përftohet ujë. Diagrami i këtij bashkëveprimi është: Këtë diagram e përdorim për të shkruar reaksionin me anë të formulave kimike:2H2 1 O2 2H2OKthimi i reaksioneve kimike në barazime kimike Kjo realizohet duke barazuar numrin e atomeve në të dyja anët e reaksionit.2H2 1 O2 2H2Onë të majtë: 4 atome hidrogjeni2 atome oksigjeni në të djathtë:4 atome hidrogjeni2 atome oksigjeniNumri i secilit lloj atomi është i njëjtë në të dyja anët e reaksionit. Në një reaksion kimik, lidhjet midis atomeve në molekulat e substancave nistore këputen dhe atomet thjesht riorganizohen, duke formuar molekula të substancave produkt (atomet nuk humbasin). Kur numri i secilit lloj atomi është i njëjtë në të dyja anët e reaksionit, themi se reaksioni është kthyer në barazim kimik. Vendosja e gjendjes fizike të substancës pas simboleve dhe formulave kimikeReaktantët dhe produktet mund të jenë të ngurtë, të lëngët, të gaztë ose në tretësira ujore. Në shumë raste, në reaksionet kimike mund të vendosen dhe simbolet e gjendjes së tyre fizike.(ng) gjendje e ngurtë (l) gjendje e lëngët(g) gjendje e gaztë (uj) tretësirë ujore Dy reaksionet e mësipërme mund t’i shkruajmë:C(ng) + O2(g) CO2(g) 2H2(g) + O2(g) 2H2O(l)
                                
   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90