Page 87 - Demo
P. 87
81p Kloruri i kalciumit ka veti higroskopike (thith ujin). Ai përdoret për tharjen e gazeve. Kloruri i kalciumit në cilindrin e qelqit thith ujin nga gazi që futet aty nëpërmjet tubit.p Magnez duke u djegur në oksigjen.P1. Çfarë tregon në një reaksion kimik?2. Ktheni në barazime kimike reaksionet e mëposhtme:a) Na(ng) 1 Cl2(g) NaCl(ng)b) H2(g) 1 I2(g) HI(g)c) Na(ng) 1 H2O(l) NaOH(uj) 1 H2(g)d) NH3(g) N2(g) 1 H2(g)e) C(ng) 1 CO2(g) CO(g)f) Al(ng) 1 O2(g) Al2O3(ng)3. Alumini digjet në klor dhe përftohet klorur alumini (AlCl3), substancë në gjendje të ngurtë. Shkruani barazimin e reaksionit.LIGJI I RUAJTJES SË MASËS DHE BARAZIMET KIMIKESi të shkruajmë barazimin kimik të një reaksioniPër të shkruar një barazim kimik duhet të ndiqni këta hapa:1. Shkruajmë reaksionin me fjalë.2. Më pas shkruajmë simbolet dhe formulat, duke u siguruar që të gjitha formulat të jenë të sakta.3. Kontrollojmë numrin e atomeve për secilin element në të dyja anët e reaksionit (barazojmë numrin e atomeve të të njëjtit lloj në të dyja anët).4. Vendosim simbolet e gjendjes fizike poshtë, djathtas simboleve dhe formulave kimike.Shembulli 1 Nga djegia e kalciumit në klor përftohet klorur kalciumi, i cili është një substancë e ngurtë. Për të shkruar barazimin kimik të këtij reaksioni përdorim hapat e mësipërm:1. kalcium1 klor klorur kalciumi2. Ca 1 Cl2 CaCl23. Ca: 1 atom në të majtë dhe 1 atom në të djathtë.Cl: 2 atome në të majtë dhe 2 atome në të djathtë. Numri dhe lloji i atomeve është i njëjtë në të dyja anët dhe reaksioni është kthyer në barazim kimik. Vendosim simbolet e gjendjeve fizike të substancave:4. Ca(ng) 1 Cl2(g) CaCl2(ng)Shembulli 2 Kloruri i hidrogjenit përftohet nga djegia e hidrogjenit në klor. Shkruajmë barazimin e reaksionit:1. hidrogjen 1 klor klorur hidrogjeni2. H2 1 Cl2 HCl3. H: 2 atome në të majtë dhe 1 atom në të djathtë.Cl: 2 atome në të majtë dhe 1 atom në të djathtë. Reaksioni nuk është kthyer në barazim kimik, pasi duhet edhe një molekulë klorur hidrogjeni në të djathtë, d.m.th. duhet të vendoset numri 2 para formulës HCl.H2 1 Cl2 2HClReaksioni u kthye në barazim kimik. Vendosim simbolet e gjendjes fizike: 4. H2(g) 1 Cl2(g) 2HCl(g)Shembulli 3 Magnezi digjet në oksigjen dhe përftohet oksidi i magnezit, që është një substancë e ngurtë me ngjyrë të bardhë. Shkruajmë barazimin e reaksionit:1. magnez 1 oksigjen oksid magnezi2. Mg 1 O2 MgO3. Mg: 1 atom në të majtë dhe 1 atom në të djathtë.O: 2 atome në të majtë dhe 1 atom në të djathtë. Reaksioni nuk është kthyer në barazim kimik. Rregullojmë numrin e atomeve të secilit element në të dyja anët e reaksionit.Mg 1 O2 2MgO (Vendoset numri 2 para Mg dhe para MgO.)Reaksioni u kthye në barazim kimik:2Mg 1 O2 2MgO4. Vendosim simbolet e gjendjeve fizike: 2Mg(ng) 1 O2(g) 2MgO(ng)

