Page 88 - Demo
P. 88


                                    826.3Njehsimi i masës atomike mesatare (relative) ! Ar për klorin75% e atomeve të klorit që gjenden në natyrë, e kanë masën 35, dhe 25% e tyre e kanë masën 37. Klori gjendet në formën e dy izotopeve natyrore: Ar = 35 Ar= 37 Cl dhe ClAr mesatare e klorit njehsohet: 5 ____ 75100 3 35 1 ____ 25100 3 37 5 35,5LIGJI I RUAJTJES SË MASËS DHE BARAZIMET KIMIKEMasat e atomeve, molekulave dhe joneveNjësia karbonike dhe masa atomike e krahasuar (relative) Masa e një atomi të vetëm është shumë e vogël. Për këtë arsye, ajo është praktikisht e pamatshme. Për të krahasuar masat e atomeve të elementeve, shkencëtarëve u duhej një njësi matjeje. Ata zgjodhën si atom standard një atom të izotopit të karbonit, të cilit i caktuan masën saktësisht 12 njësi masash atomike. (Atomi i karbonit ka 6 protone dhe 6 neutrone. Elektronet nuk u morën parasysh për shkak të masës së tyre të papërfillshme.) Më pas, ata krahasuan masën atomike të çdolloj izotopi me 1/12 e masës atomike të izotopit të karbonit, që ka Z = 6 dhe Ar = 12. Numri 1/12 e masës së atomit të izotopit të karbonit-12 u quajt njësi karbonike. Masa e njehsuar u quajt masë atomike e krahasuar ose relative. Për të gjetur vlerën e masës atomike relative të çdo izotopi që formon një element, u përdor një aparat i quajtur spektrometër mase. Për shembull:Ky është atomi standard, 126C ose karbon-12. Masa e tij merret Ar = 12 nj. C.Atomi i magnezit është dy herë më i rëndë se atomi i karbonit -12, d.m.th. masa e tij është 24 njësi.6 protone6 elektrone6 neutronep Atomi i karbonit-12 paraqet izotopin kryesor të karbonit (shih faqen 30.)Atomi i hidrogjenit është sa 1/12 e masës së atomit të karbonit -12, d.m.th. masa e tij është 1 njësi.Masa atomike mesatare e një elementiKemi mësuar se shumica e elementeve formojnë dy ose më shumë izotope natyrore, atome me numra të ndryshëm neutronesh. Kjo do të thotë që ato kanë masa të ndryshme.Më lart shqyrtuam një izotop magnezi dhe një hidrogjeni. Magnezi formon tri izotope të ndryshme natyrore, masat e të cilave janë 24, 25 dhe 26. Edhe hidrogjeni formon tri izotope natyrore me masat 1, 2 dhe 3.Për të gjetur masën atomike mesatare të një elementi duhet të merren parasysh masat dhe përqindjet natyrore të secilit izotop që ai formon. Kjo quhet masë atomike mesatare (ose masë atomike relative) dhe shënohet me Ar. Ajo nuk është një numër i plotë.Duke marrë parasysh izotopet, Ar e magnezit është 24,305. Kjo masë, për lehtësi në njehsime, zakonisht rrumbullakoset në 24. Ar e hidrogjenit është 1,008, por zakonisht rrumbullakoset në 1.Në fakt, siç do ta shohim edhe në tabelën në faqen pasardhëse, vlerat Arzakonisht rrumbullakosen. (Vëreni vlerën e klorit.)17 protone18 neutrone17 protone20 neutronep Dy izotopet e klorit. Ato quhen klor-35 dhe klor-37. 
                                
   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92