Page 9 - Demo
P. 9


                                    3ShpërhapjaRikthehemi te dy shembujt e mësipërm. Grimcat përzihen dhe përhapen nga përplasja me grimca të tjera në lëvizje, duke kërcyer në të gjitha drejtimet. Procesi i përzierjes quhet shpërhapje.Si përfundim, grimcat shpërhapen nga zona ku ato janë më të përqendruara, drejt zonës ku janë më pak të përqendruara, derisa përqendrimi bëhet gjithkund i njëjtë. Shikoni vizatimet djathtas.Cilat janë këto grimca?Në shembujt 2, 3 dhe 4, nuk mund t’i shohim grimcat lëvizëse, as me mikroskopin më të fuqishëm. Ato janë shumë, shumë të vogla. Po çfarë janë ato?l Grimcat më të vogla, të cilat nuk mund të shpërbëhen më tej gjatë reaksioneve kimike, quhen atome. Zakonisht, atomet lidhen midis tyre dhe formojnë molekula.l Molekulat e disa substancave janë njëatomike. Për shembull, argoni (gaz i plogët) i ka molekulat njëatomike.l Në disa substanca të tjera, molekulat përbëhen nga dy ose më shumë atome. P.sh. uji dhe bromi janë substanca molekulare. Ajri përbëhet kryesisht nga molekula azoti dhe oksigjeni.l Shpesh, atome ose grupe atomike fitojnë ngarkesë me shenjë pozitive ose negative. Këto grimca të ngarkuara quhen jone. Në shembullin 3 të mësipërm janë dhënë jonet permanganat (MnO‒4). Më shumë për këto grimca do të mësoni në kapitujt në vijim. Por, çfarë mund të themi për grimcat që vëzhgoi Robert Brauni? Ato përbëheshin nga mijëra atome. Për këtë arsye, ato ishin mjaftueshëm të mëdha për t’u parë në mikroskop. Edhe grimcat e pluhurit që shohim në rrezen e dritës përmbajnë mijëra atome. P1. Grimcat që vëzhgoi Robert Brauni kryenin lëvizje të çrregullt. Çfarë do të thotë kjo?2. Çfarë kuptoni me termin lëvizje brauniane?3. Shembulli 3 tregon se joni permanganat përbëhet nga grimca. Shpjegoni pse.4. Avujt e bromit janë më të rëndë se ajri. Edhe pse janë më të rëndë, ata ngjiten lart (shembulli 4). Pse?5. a) Çfarë kuptoni me termin shpërhapje?b) Bazuar në dukurinë e shpërhapjes, shpjegoni si shpërndahet parfumi nëpër dhomë.grimca e ujitkristali Grimcat e kristalit përzihen me grimcat e ujit.grimcat e ajritgrimcat e bromitgrimcat e bromit dhe grimcat e ajrittë përziera plotësisht grimca e ujitkristali Grimcat e kristalit përzihen me grimcat e ujit.grimcat e ajritgrimcat e bromitgrimcat e bromit dhe grimcat e ajrittë përziera plotësisht3. Hidhni në një gotë kimike me ujë një kristal permanganat kaliumi ngjyrë vjollcë. Uji fillon të marrë ngjyrë, sepse grimcat shkëputen nga kristali i ngurtë dhe shpërhapen mes grimcave të ujit, pra treten.4. Mbi një provëz, ku keni hedhur disa pika bromi me ngjyrë të kuqërremtë, ktheni përmbys një provëz tjetër. Ngjyra përhapet lart, sepse grimcat e avujve të bromit përzihen me grimcat e ajrit.Në laboratorGJENDJET E LËNDËSNga goditjet, grimcat lëvizin nëtë gjitha drejtimet.Grimcat përzihen me njëra-tjetrëndhe lëvizja e tyre vazhdon.
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13