Page 90 - Demo
P. 90
846.4LIGJI I RUAJTJES SË MASËS DHE BARAZIMET KIMIKELigji i qëndrueshmërisë së përbërjes dhe ligji i ruajtjes së masës Kur dy substanca bashkëveprojnë, gjithmonë formohen substanca produkt. Nëse jepen masat në g të substancave që futen në reaksion, ne mund të njehsojmë: raportin në masë midis elementeve në një përbërje kimike; masën në gram të substancave produkt që përftohen.Kjo realizohet nëse njohim dy ligje të rëndësishme të kimisë, të cilat paraqiten më poshtë.1. Ligji i qëndrueshmërisë së përbërjes: Elementet që formojnë një përbërje kimike, lidhen midis tyre në raporte masash rreptësisht të caktuara.Shembull: Karboni digjet në oksigjen dhe përftohet dioksidi i karbonit, ku raporti në masë C / O2 është 12 g karbon me 32 g oksigjen. Nëse në reaksion do të fusim 6 g karbon, ai vepron me 16 g oksigjen, ndërsa 3 g karbon do të veprojnë me 8 g oksigjen. Ky raport është gjithmonë i njëjtë, 3 : 8.2. Ligji i ruajtjes së masës:Në një barazim kimik, shuma e masave të substancave nistore është gjithmonë e barabartë me shumën e masave të substancave produkt.Kështu, masa totale e reaktantëve = masën totale të produktit.Shembull: Nga veprimi i 6 g karbon me 16 g oksigjen përftohen 22 g dioksid karboni, ndërsa nga veprimi i 12 g karbon me 32 g oksigjen përftohen 44 g dioksid karboni.NjehsimeNjehsimet e masave të substancave që hyjnë e dalin nga reaksioni, si dhe të raportit midis elementeve përbërëse në një përbërje kimike kryhen duke përdorur ligjet e mësipërme.Shembull: Nëse 64 g bakër veprojnë me 16 g oksigjen (përftohet oksid bakri(II)):a) sa g bakër do të veprojë me 32 g oksigjen? Ndërtojmë raportet:64 g bakër vepron me 16 g oksigjen X g bakër vepron me 32 g oksigjen X=128 g bakër.b) Sa g oksigjen do të veprojë me 32 g bakër?16 g oksigjen vepron me 64 g bakërX g oksigjen vepron me 32 g bakër X= 8 g oksigjen.c) Sa g oksid bakri(II) do të përftohet në pikën b?X = 40 g oksid bakri(II). d) Sa g bakër dhe sa g oksigjen do të nevojiten për të përftuar 8 g oksid bakri(II)?64 g bakër veprojnë me 16 g oksigjen dhe japin 80 g oksid bakri(II). X g bakër Y g oksigjen 8 g oksid bakri(II)Mbani mend E gjithë masa e formulës kimike të përbërjes është 100%. Çdo element përbërës i formulës kimike të përbërjes është një pjesë e 100%.Shembull 1 Ktheni thyesat __12 dhe ___ 1825 në përqindje.__12 3 100 5 50% ___ 1825 3 100 5 72%Shembull 2 Ktheni 19 % në thyesë.19% 5____ 19100 p Modeli i molekulës së dioksidit të karbonit. Masat në g të karbonit dhe të oksigjenit që hyjnë në reaksion dhe japin këtë përbërje, kanë gjithmonë të njëjtin raport.p Shkencëtari francez Antuan Lavuazje (Antoine Lavoisier, 1743 - 1794) ishte i pari që konstatoi se masa totale nuk ndryshon gjatë një reaksioni. Ai iu dënua me vdekje gjatë Revolucionit Francez, në moshën 51-vjeçare.

