Page 91 - Demo
P. 91


                                    85P! Mr e dioksidit të sulfurit, SO2Ar : S 5 32, O 5 16.Pra, Mr është:1 S 5 322 O 5 2 3 16 5 32 gjithsej 5 641. Magnezi digjet në klor dhe jep klorur magnezi, MgCl2. Gjatë një eksperimenti u provua se 24 g magnez veprojnë me 71 g klor.a) Sa g klorur magnezi përftohet në këtë rast?b) Sa g klor do të veprojë me 12 g magnez?c) Sa g klorur magnezi do të përftohet sipas të dhënave të pikës b?2. Formula molekulare e metanit është CH4. Njehsoni % e karbonit dhe të hidrogjenit në molekulën e metanit. (ArC = 12, ArH = 1)3. Rezultatet eksperimentale treguan se një mostër bromur plumbi (II) peshonte 15 g dhe se ajo nuk ishte e pastër. Në fakt, mostra përmbante vetëm 13,5 g bromur plumbi (II).a) Njehsoni % e pastërtisë së mostrës.b) Sa g ishte masa e papastërtisë në të?LIGJI I RUAJTJES SË MASËS DHE BARAZIMET KIMIKEp Bakri me pastërti të lartë përdoret për qarqet e kompjuterave, si ky në figurë.Njehsimi i përqindjes së elementeve përbërëse në një përbërje kimikePër të njehsuar përqindjen e secilit element në një përbërje kimike ndjekim hapat e mëposhtëm:1. Shkruajmë formulën kimike të përbërjes.2. Duke përdorur vlerat Ar të elementeve, njehsojmë masën relative të molekulës së përbërjes (Mr).3. Shkruajmë masën e elementit si thyesë të Mr.4. Shumëzojmë thyesën me 100, për ta kthyer në përqindje.Shembull: Njehsoni përqindjen e oksigjenit në dioksidin e squfurit.1. Formula e dioksidit të sulfurit është SO2.2. Mr e kësaj përbërjeje është 64.3. Masa e oksigjenit si thyesë e totalit është 5___ 3264 4. Masa e oksigjenit si përqindje e totalit 5___ 3264× 100 5 50%Dioksidi i squfurit përmban 50% oksigjen. Kjo do të thotë se ai përmban dhe 50% squfur (100% - 50% = 50%).Njehsimi i përqindjes së pastërtisë së një përbërjeje kimikeNjë përbërje kimike quhet e pastër kur nuk është përzier me asgjë.Mirëpo, shpesh këto përbërje përmbajnë substanca të padëshiruara ose papastërti.Pastërtia jepet zakonisht si një përqindje dhe njehsohet si më poshtë:% e pastërtisë së një përbërjeje = masën e përbërjes së pastër x 100/totalin e masës.Shembull: Bakri i papastër përpunohet për të përftuar bakër të pastër, i cili përdoret për ndërtimin e kompjuterave. Nga përpunimi i 20 tonëve bakër bruto përftohen 18 tonë bakër i pastër. Njehsoni % e pastërtisë së bakrit në bakrin bruto (ose rendimentin e procesit).a) Sa është % e bakrit të pastër në bakrin e papërpunuar?% e pastërtisë së bakrit 518 tonë20 tonë 3 100% 5 90%Pra, bakri bruto përmban 90% bakër të pastër.b) Sa bakër i pastër do të përftohet nga përpunimi i 50 tonëve bakër i papastër?Në bakrin bruto kemi 90% bakër të pastër. Nga 50 tonë bakër bruto do të përftohen ____ 90100 e 50 tonëve ose 45 tonë bakër i pastër.
                                
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95