Page 92 - Demo
P. 92


                                    86Përmbajtja e programit bërthamëNjohuritë bazëBazuar në njohuritë tuaja: shkruani emrin e një përbërjeje kimike, për të cilën dini emrat e dy elementeve të saj përbërëse; përcaktoni formulën kimike të një përbërjeje duke u nisur nga diagrami i saj; ndërtoni formulën kimike të një përbërjeje, kur dini simbolet e dy elementeve të saj dhe valencat e tyre; përcaktoni formulën kimike të një përbërjeje jonike, kur dini simbolet e joneve dhe ngarkesat e tyre, në mënyrë që shuma e ngarkesave të tyre të jetë zero. shkruani një reaksion kimik:– me fjalë;– me anë të simboleve dhe formulave kimike; ktheni një reaksion kimik në një barazim kimik; shpjegoni se çfarë kuptoni me simbolet: (ng), (l), (g), (uj); përkufizoni termin tretësirë ujore; tregoni se atomi karbon-12 është marrë si atom standard për të njehsuar masat e atomeve të tjera; shpjegoni kuptimin e termit masë atomike relative e një elementi, duke marrë parasysh dhe izotopet e tij; shpjegoni kuptimin që kanë këto simbole: Ar, Mr; shpjegoni ndryshimin midis masës relative të formulës kimike dhe masës relative të molekulës (të dyja shkruhen Mr); njehsoni vlerat e Mr, kur ju jepen vlerat e Ar-ve të elementeve; përcaktoni raportet midis masave të reaktantëve që do të hyjnë në reaksion, kur jepet masa në g e njërit prej tyre; njehsoni: – masën e produktit, kur jepen masat e reaktantëve;– përqindjen në masë të çdo elementi në një përbërje kimike, duke përdorur formulën e saj dhe vlerat e Ar-ve të elementeve;– përqindjen e pastërtisë, kur jepet masa e përgjithshme e përbërjes së papastër dhe masa e përbërjes së pastër.Pyetje dhe ushtrimeNjohuritë bazëPër simbolet e elementeve mund të shikoni në sistemin periodik në faqen 27.1. Shkruani formulat e përbërjeve kimike të mëposhtme: a) ujë b) oksid karboni c) dioksid karboni d) dioksid squfuri e) trioksid squfuri f) klorur natriumi g) klorur magnezi h) klorur hidrogjeni i) metan j) amoniak2. Nëse dimë raportet midis atomeve në një përbërje kimike, mund të përcaktojmë formulën e saj.  Karbonati i natriumit e ka formulën Na2CO3, sepse përmban 2 atome natrium, 1 atom karbon dhe 3 atome oksigjen. Përcaktoni formulën kimike për secilën nga përbërjet e mëposhtme.Përbërjet kimikeRaporti midis atomeve përbërëse në toa oksid plumbi 1 atom plumb, 2 atome oksigjenib oksid plumbi 3 atome plumbi, 4 atome oksigjenic nitrat kaliumi 1 atom kalium,1 atom azot, 3 atome oksigjenid oksid diazoti 2 atome azoti,1 atom oksigjene tetraoksid diazoti 2 atome azoti, 4 atome oksigjenif hidrogjen karbonat natriumi1 atom natrium, 1 atom hidrogjen, 1 atom karbon, 3 atome oksigjenig sulfat natriumi 2 atome natriumi, 1 atom squfur, 4 atome oksigjenih tiosulfat natriumi 2 atome natriumi, 2 atome squfuri, 3 atome oksigjeni3. Shkruani raportet midis atomeve për secilën nga përbërjet e mëposhtme: a) oksid bakri(II), CuO b) oksid bakri(I), Cu2O c) klorur alumini, AlCl3 d) acid nitrik, HNO3 e) hidroksid kalciumi, Ca(OH)2 f) acid acetik, CH3COOH g) nitrat amoni, NH4NO3 h) sulfat amoni, (NH4)2SO4 i) fosfat natriumi, Na3(PO4)2 j) sulfat hekuri(II) kristalhidrat, FeSO4.7H2O k) klorur kobalti(II) kristalhidrat, CoCl2.6H2OKontrolli i kapitullit 6LIGJI I RUAJTJES SË MASËS DHE BARAZIMET KIMIKE
                                
   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96