Page 94 - Demo
P. 94
7.1MOLI DHE MASA MOLARE88MoliÇfarë është moli?Mësuam se masat e atomeve të elementeve njehsohen duke i krahasuar me njësinë karbonike = 1/12 e masës së atomit të karbonit-12.Një mol i çdo substance përmban një numër grimcash të barabartë me numrin e atomeve të karbonit që ndodhen në 12 gramë karbon me Ar = 12.Numri i AvogadrosShkencëtari italian Avogadro arriti të përcaktojë se në 12 g karbon Ar=12 ndodhen 602 000 000 000 000 000 000 000 atome karboni! Ky numër i jashtëzakonshëm quhet Numri i Avogadros dhe në formë të shkurtuar shkruhet 6,02 3 1023. Pra, 1 mol- atom magnez përmban 6,02 3 1023 atome magnezi.Moli është njësia e sasisë së lëndës, e barabartë me 6,02 3 1023 grimca (atome, molekula ose jone). Në tabelën e mëposhtme jepen disa shembuj të tjerë.Njehsimi i masës molare të elementit dhe i masës molare të një substanceMasë molare e një elementi quhet masa e një mol-atomi të tij, e shprehur në g.Masë molare e një substance quhet masa e një mol-molekule të saj, e shprehur në g. Masa e një mol-atomi apo e një mol-molekule është përkatësisht e barabartë me Ar dhe Mr e shprehur në gramë. Masa molare shënohet me germën M dhe ka si njësi g/mol - atom dhe g/ mol-molekulë ose thjesht g/mol.Natriumi është substancë e thjeshtë dhe molekulat i ka njëatomike. Simboli i tij është Na. Ar Na 5 23.Uji përbëhet nga molekula uji.Formula e tij është H2O. Mr 5 18.NaNë 23 gramë natriumndodhen 6,02 3 1023 atome natriumi = 1 mol-atom natriumi.Në 254 gramë jod ndodhen 6,02 3 1023 molekula jodi = 1 molmolekulë jodi = 2 mol-atome jodi.Në këtë gotë kimike ndodhen 18 gramë ujë ose 6,02 3 1023molekula uji = 1 mol-molekulë uji.Ky është një atom karboni Ar=12, i cili është zgjedhur si atom standard. Atomet e tjera krahasohen me 1/12 e masës së tij relative.Ky është një atom magnezi. Është dy herë më i rëndë se atomi karbon-12 dhe 24 herë më i rëndë se njësia karbonike. Ar Mg = 24.Kjo do të thotë që …në 24 g magnez ndodhet i njëjti numër atomesh sa dhe në 12 g karbon-12. Ky numër atomesh magnezi i takon 1 mol-atomi Mg dhe peshon 24g.karbon-12 magnezJodi përbëhet nga molekula jodi. Formula e tij është I2. Mr 5 2 3 127 5 254.

